Arrestohet nga policia për armëmbajtje pa leje pronari i një lokali bastesh sportive në Shijak.
37 vjeçari Selman Krasniqi u kap gjatë kontrollit të lokalit që e kishte marrë me qira. Atij iu gjet një armë zjarri automatike tip “Scorpion”, me 20 fishekë.
Policia thotë se “Krasniqi në momentin që Policia po hynte për kontroll në lokalin e marrë me qira prej tij, ka hedhur armën e zjarrit në sheshpushimin e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur nga FNSH-ja dhe Policia lokale.”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Policia lokale e mbështetur dhe nga Forcat e Policisë së Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë ka ushtruar gjatë natës kontrolle të befasishme në akset rrugore, lokale e ambiente të ndryshme,
