Deputeti socialist: Prokuroria nuk ka prova për Tahirin

Dita

Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit nuk kanë dhënë votën pro heqjes së imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. 

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja ka deklaruar se provat e prokurorisë janë të pamjaftueshme për të autorizuar arrestimin e Tahirit.

“Ne e pranuam kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës dhe personal të Tahirit, konform rregullave të Kodit të Procedurës Penale, që do të thotë se prokuroria është e lirë të vijojë me dinamikën e hetimit. Ndërsa lidhur me kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit, ne si shumicë çmojmë se kërkesa e prokurorisë nuk mbështetej në prova, siç e kërkon Kushtetuta. Pra, prokuroria është e lirë që pasi të kemi një vendim në seancë plenare, të vazhdojë hetimet. Ne e garantojmë se do t’i japim mbështetjen e duhur për të arritur të vërtetën”, ka thënë Manja.

Ndërkohë, deputetët e opozitës mësohet se kanë votuar pro heqjes së imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin kriminal të Habilajve.

Share This Article
3 Comments
  • Deputet e opozites votojn edhe per te marre pushtetin socialisteve.Sepse me varinatin puç ndaj pushtetit kane zane mend qe ne vitin 1998 dhe nuk e hajne ate kallup apo kokerr ullinit.
    Tashti duke patur “filozofin” like floririn ortak te cilit nuk i mungojne “urtia” parimore filozofike planizuan ta marrin me skenare pa prova.Por kane gabue sepse ishte dasht ta planifikonin ne ndonji cope apo hije cadre qe te korrin suksesin e cadres origjine e lagshtitur ne shpergaj per 3 muaj rresht.Nuk i erdhi askush ne ndihme per veç do europianve te cilet paguheshn majmerisht per ato flliqesina skenaresh qe nxirrni nga goja ne oreks te kuzhines SHQUP-it me guzhinier B&B dhe kamarier kalorsi Like floriri qe bante pirueta jasht ç adres.

  • Bete detyren. Pranga politike se i do bytha Ilirm Metes e Sali Berishes nuk mund te kete ne demokraci. Provat! Kut te bien provat konkrete atehere te arestohet Saimir Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *