Kryeministri Edi Rama duke folur sot nga Ministria e Brendshme për rezultatet e kënaqshme sipas tij te 9-mujorit të Policisë së Shtetit, tha se ndihet keq për furinë e baltës, akuzat dhe përpjekjesh ndaj policisë. Sipas tij, këto sulm,e synojnë demotivimin e Policisë së Shtetit.
“U bënë plot 4 vjet që Policia e Shtetit është institucioni më i sulmuar në vend dhe thjesht për një statistikë të bazuar në fakte i kam kërkuar para pak ditësh njerëzve të medias në Kryeministri të bëjnë një kërkim në gjithë historikun e medias së lirë shqiptare për të parë treguesit lidhur me qëndrimet politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit. Nuk jam befasuar, por edhe pse e kisha të qartë, raporti i sulmeve politike dhe mediatike ndaj policisë së shtetit në këto 4 vite është dhjetë me një”, tha Rama.
Sipas Ramës, deri tani, pa mbaruar muaji tetor Policia e Shtetit ka sekuestruar nga duart e rrjeteve kriminale 35 milionë euro.
“Pra deri në fundit e vitit të shkuar ishin plot 47 milionë euro, para të sekuestruara nga krimi. Ndërkohë që në 2013 shifrat as krahasoheshin, tani a ka nevojë për logjikë?”- tha Rama.
Sipas tij, pavarësisht kësaj furie Policia e shtetit nga institucioni më i pabesueshëm ka dalë në anketimet si institucioni më i besueshëm i shqiptarëve.
“Çfarë ka ndodhur, le të çohet një drejtues policie i katër viteve dhe të thotë një dëshmi të vetme se nuk ka mundur dot të ndalojë një ministër, deputet, zyrtar të lartë, apo biznesmen, që deri para katër vitesh pështynin në tokë kur i ndalonte polici rrugor”, tha kryeministri.

Kryeplehra e kazanit sa here qe hap gojen qelb dynjane me perroin e tij psiqik. Te ka dale boja o kryepsikopat sado te perpiqesh ti japesh ato ngjyrat e zhgarravinave prej te cmenduri.
Policia ka bere nje pune shume te mire me operacione ne te gjith territorin duke sekuestruar mjete te ndryshme
Sulmi ndaj njerzve qe punojne do te jet gjithmon pasi askush dhe sidomos opozita sdo ta pranonte kurr qe policia ka efikasitet dhe eshte ne krye te detyres cdo dit te vitit
Kazani politiko-mediatik po mundohet qe te mbroje nje Saimir Tahir te diskretituar keqas si nje palaco politike qe mbrohet pas nje Imuniteti. Ka me demotivim per kete Polici Shteti se kur merr vesh se ka patur nje Minister Mafioz qe kjo qeveri Mafioze kerkon ta shpetoje nga hetimi?
Ka me turp per nje Kryeminister se sa kur para 3 ditesh e quan Saimir Tahirin “DRU TE SHTREMBER NE MESIN TONE”, dhe sot kerkon ta mbroje kete DRU duke dale hapur se eshte vecse nje Shejtan-Budalla qe i ka rene per pjese kesaj Shqiperie ta kete Kryeminister.
Kanabisi ka qene tema e dites per shume kohe ne vendin tone…. ministri i ri tha qe do punoje fort per policine dhe deri tani ia ka arritur…tashme policia ka fituar shume mbeshtetje per punen qe ka bere.
Se kuptoj pse opozita nuk i merr asnjeher parasysh keto fakte dhe te lavderoj punen e policis dhe drejtuesve te saj po del dhe shpif pa asnje arsye e motiv duke fyer me metodat me te ulta kedo qe drejton
Kesaj medja i thencin se asnjehere seka bere punen e tij sic duhet vetem duke shpifur e genjuer popullin e thjeshte
Z.Rama kazani kete punen ka qe te sulmoje sa here prishen interesat e miqve te tyre kriminel .Shpresoj qe puna e policis te vazhdoje me keto ritme te larta.
PO C’A THU O KRYEMINISTRI EDI RAMA?
Ne vend qe te distancohesh nga narkotrafikanti Saimir Tahiri qe te shpetosh Partine Socialiste nga LLUMI ku e ke futur, ti tani po ben demagogji per arritje te policise si ne Kohen e Qepes te Enverit, kur shpallte arritjet e tij si fitorje socialiste, kur shqyptaret po vdisnin per buke nga mjerimi dhe skamja.
dhe:
AMAN NDALOJE ESTRADEN ME FANSAT E SAIMIRIT SE NA PLASEN BARKUN DHE NGA NGRENE TENSIONIN.