Një makinë tip ‘Audi’ A4 me targa AA452 është djegur gjatë natës së mbrëmshme në lagjen ’15 Tetori’ në Vlorë.
Kjo makinë fillimisht u tentua të digjet 4 ditë më parë, por zjarrfiksja ka mundur ta shuaj zjarrin.
Por mbrëmjen e djeshme duket se autorët ia kanë arritur qëllimit duke e djegur atë plotësisht.
Pronari i makinës është Gëzim Dervishi 44 vjeç, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi në rrugicat e lagjes duke humbur gjurmët.
Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
