Reagon Basha: BE dhe SHBA të bëjnë presion ndaj Ramës

Leda Hysa

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të prera të Edi Ramës.

Kryeministri refuzoi në mënyrë unanime kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit, për aq kohë sa nuk ka prova të forta dhe konkrete që e implikojnë ish ministrin në grupin e Habilajve.

Basha i bëri thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA që të ndërhyjnë duke i bërë presion Kryeministrit që të ndalojë sulmet ndaj Prokurorisë.

“Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Ju bëj thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin.

Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej. Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet.”, tha Basha.

Share This Article
2 Comments
  • Ore budalla nuk po kupton se cfare levizje beri Rama dhe Ps ? Hidhi kokes e gjuko vendimin qe muaren.Po te ishje ti dhe Sali Kerma nuk do benit ate qe po bene Ps .Qartazi duket se vendimi i Ps .Te lire jashte Ps tregon ate qe ai eshte ne cdo moment ne dispozicjon te Drejtesise .Prokuroria te risjell fakte dhe Tahiri te luftoje jashte segmenteve te Ps .
    Kjo ska ndodhur me pare me partine tende ore kaqoli i Sali Kriminelit .Ju doni qe ta fusni brenda dhe me pas Tahiri t’ju mbush mendjen juve se eshte i pafajshem. Kete nuk e pranove ti kur vrave 4 shqiptare demostrues. Pse ste futi Drejtesia ne biruc dhe ti te veretetoje se nuk je vrases . Mbylle ate goje te qelbur me krime dhe fol si burrat . Drejtesia te beje punene e saj e jo ti imponosh se cfare te beje ajo me Topejanet prokuror te fidanishtes se Plepave te Saliut .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *