Troket dimri, shi dhe rënie temperaturash në gjithë vendin

Ornela

I gjithë vendi është ‘zgjuar’ mëngjesin e sotëm me mot të ftohtë dhe me reshje shiu.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme, duke dhënë sinjalet e para të mbërritjes së acarit.

Ndërkohë, në zonat e larta malore, kryesore në veri dhe verilindje të vendit pritet të ketë dhe reshje bore.

Në kryeqytet, reshjet e dendura të shiut kanë filluar që në orët e vona të natës dhe pritet të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Ndërsa për sa i përket ditëve në vazhdim, nuk priten reshje shiu, por vetëm rënie temperaturash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *