Prova “Tahiri”

Ornela

 Ditën e mërkurë parlamenti shqiptar ndoshta më i nxehtë se sa kurrë në katër vitet e shkuara, do të ketë në rendin e tij të ditës rastin “Tahiri”.

Është një nga ato ngjarje ku me domosdo do të ketë ndarje, disa nga të cilat do të jenë të mëdha dhe me pasoja në jetën politike të vendit, e disa të tjera do të jenë të përkohshme, nisur nga inate të shkuara, interesa të çastit ose përllogaritje të së nesërmes.

Parlamenti shqiptar nisur nga dy materiale të ndryshme, do të diskutojë rreth kërkesës së Prokurorisë shqiptare, më saktë, të krimeve të rënda, për heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri, hetimin ndaj tij, kontrollin personal dhe të banesës e objekteve të tjera dhe, kjo është pika ndarëse mes dy raporteve, arrestimin e tij.

Shumica qeverisëse është e një mendje për hetimin e deputetit të saj, ish-ministër i Brendshëm, për marrjen në pyetje, kontrollin vetjak dhe të banesës, por nuk është dakord me arrestimin e tij, pasi sipas saj, prokuroria nuk ka paraqitur provat e mjaftueshme për arrestimin e tij, duke shkuar edhe më tej, përmes anëtarëve të saj në këshillin përkatës se ajo, prokuroria, nuk ka paraqitur asnjë provë.

Opozita kërkon pikësëpari, arrestimin e tij dhe si deklaruan anëtarët e saj, “pastaj Tahiri le të provojë pafajësinë e tij”, ndërsa të tjerat edhe pse lënë një fushë të madhe të veprimit hetimor, nuk janë edhe aq të rëndësishme.

Do të japë parlamenti miratimin përkatës për arrestimin e Tahirit, si e kërkon prokuroria e Krimeve të Rënda apo përmes votës së tij, në këtë rast të shumicës, por ndoshta jo vetëm të saj, nuk do e bëjë këtë?

Mund të kemi edhe një precedent tjetër më shumë politik që gjithçka të shkojë në drejtim të dhënies së mandatit për arrestimin e tij dhe që këtu të fillojë një erë e re në trajtimin e ngjarjeve, fakteve dhe delikteve? Mund të shërbejë ky precedent si një fillesë për hapjen e Kutisë së Pandorës dhe të nisë zbërthimi i shumë ngjarjeve të mbetura në zanafillën e tyre?

Dita e mërkurë do të jetë Dita e Provës, që në këtë rast lidhet me emrin e Saimir Tahirit, e jo vetëm me të.

Në fillim le të bëjmë disa llogari të zakonshme, nëse gjithçka do të zgjidhet sipas ulësve në Kuvend.

Partia Socialiste ka tani 74 deputetë dhe do të ishte i mjaftueshëm votimi në bllok i grupimit më të madh që gjërat të kenë një përcaktim, i cili mund të përmblidhet: hetim i plotë, por jo arrestim!

Socialistët kanë si të sigurtë pranë vetes, edhe tre apo katër deputetë të tjerë të cilët edhe më herët janë deklaruar pro tyre. Si të thuash, një aleancë e pashpallur. Kështu që shumë lehtë mund të llogaritin deri në 78 vota pro mendimit të tyre dhe vendimi bëhet edhe më i dukshëm pro tyre.

Opozita e bashkuar tashmë, PD dhe LSI së bashku kanë një forcë votash deri në 62 deputetë. Raporti i forcave është krejtësisht përmbytës dhe votimi do të ishte një proces rutinë, përfundimin e të cilit do e dinin të gjitha forcat përballë njëra-tjetrës, ende pa u hedhur vota e parë.

Por, dhe që këtu fillon edhe koha e provës, votimi është i fshehtë. Megjithë vendimin që mund të marrin shefat e grupeve parlamentare dhe liderët e tyre, gjithçka është në fshehtësi dhe askush nuk e di se si mund të rrjedhë vota e shokut që ka pranë tij.

Pyetja e parë që bëhet: A do të mundet PS-ja të jetë solide dhe të ketë të ruajtur kompaktësinë e saj politike në Kuvendin e Shqipërisë?

Socialistët edhe herë të tjera në raste të veçanta dhe të rëndësishme kanë dhënë shenjat e rebelimit nëse mund të quhet kështu, brenda grupit të tyre parlamentar. Rasti më i rëndë është ai i zgjedhjes së ish presidentit Topi, ku transporti i votave rrodhi qetësisht dhe pa brerje ndërgjegje. Ka edhe rastet e pjesës së quajtur “të menduarit ndryshe” apo herën e fundit grupzën Blushi – Hafizi.

Saimir Tahiri, në kohën e ushtrimit të detyrës si ministër i Punëve të Brendshme ka bërë jo pak kundërshtarë dhe armiq brenda grupit të tij. Ka mjaft nga ata që ende ruajnë mërinë për punët që nuk janë kryer, deri në mosangazhimin e njerëzve të tyre në policinë e shtetit.

Në njërën nga intervistat e tij, vetë Saimir Tahiri, ka shprehur habinë dhe, deri diku edhe mllefin, se si shokët e kolegët e tij, jo vetëm nuk i qëndruan pranë, por as nuk i telefonuan, nuk e pyetën se çfarë po ndodhte dhe ai u gjend befas si një njeri i vetmuar.

Çfarë do të bëjnë këto deputetë, disa të inatosur e disa të tjerë me idenë se “le të bëhet kurban njëri prej nesh se herën tjetër radhën e ka një i tyre”, kur të jenë të vetëm përballë një kutive, në të cilën nuk peshon vetëm vota e tyre, por tepër më shumë se kaq? Askush nuk e di askush nuk do të mund t’i kontrollojnë ato. Është ndër rastet e pakta kur në mbledhjen e grupit parlamentar mund të ngrenë dorën se janë të një mendje, por pranë kutisë të shkojnë, ose me dy mendje,ose me mendje krejt tjetër.

Të shohim.

Në PD-në e Bashës dhe nën hijen e Berishës, gjendja është edhe më e komplikuar. Bashën e duan vetëm një grupim i vogël, i thirrur pranë tij si veqilharxhë, të cilët duke i qëndruar fort pranë atij mendojnë se ka ardhur koha e tyre që të jenë njerëzit e ardhshëm të pushtetit. Ai, me gjithë inatin e tij dhe përllogaritjet që kishte bërë duke e ditur humbjen, nuk ka arritur të shmangë të gjithë ata që edhe sot mund të quhen përkrahës të një vije ndryshe politike në PD, e cila përafron me vijën “Olldashi”.

Është shumë e mundur që edhe në këtë rast si në rastin Ruçi, deputetë të opozitës së pjesës pëdëiste, si nuk është parashikuar, të votojnë sipas propozimit të shumicës. Kjo nuk është e pamundur, pavarësisht joshjes se, pas arrestimit të Tahirit, qeveria do të bjerë, do të jetë një qeveri antimafia dhe Rama do të jetë një i arrestuar tjetër. Edhe këtu në mbledhjen e grupit parlamentar duart do të ngrihen, por njëra dorë para kutisë së votimit, do të shkruajë diçka tjetër. Basha i trembet kësaj dhe ndaj po luan me dy karta: atë të ndëshkimit brenda grupimit të tij dhe kartën e joshjes me pushtetin që kësaj here nuk është larg. Gjithnjë sipas “kujtesës” së tij.

Edhe grupi parlamentar i LSI-së është në sfidën e tij të parë të madhe. Askush nuk e di deri më tash nëse do të jetë solid apo jo. Zërat e skifterit brenda saj janë herë të fuqishëm e herë mburravecë, por koha e provës së saj të vërtetë është ditën e mërkurë.

Në votimin për zgjedhjen e zotit Ruçi në postin e Kryetarit të Kuvendit, në një gjetje të dyzuar të minutës së fundit, pra as duke mos i rënë shkelm të kaluarës e as duke mos hedhur një hap të gabuar për të ardhmen, ata nuk morën pjesë fare në votim.

Tani nuk do të mund më të abstenojnë. Arrestimin e Tahirit, në një rrugëtim parlamentar, përfaqësuesi i tyre në Këshillin e Mandateve dhe të Imunitetit, zoti Naço e bëri i pari publikisht haptas se po, ata janë pro arrestimit dhe kjo sipas filozofisë së konceptit të LSI-së. Edhe drejtues të lartë të saj e kanë kërkuar haptas këtë. Deri tani jashtë parlamentit dhe, si duket, do e kërkojnë të mërkurën, edhe në parlament.

Por nëse do të votojnë, dhe kësaj here nuk kanë rrugë tjetër, ka shumë të ngjarë që të mos e ketë më numrin e deputetëve që ka të regjistruar. Që tani kanë nisur aludimet se disa deputetë të saj, në raste të veçanta, janë të gatshëm të votojnë pro PS-së. A mund të jetë ky një “rast i veçantë”. Dita e mërkurë do e thotë.

Parlamenti , ditën e mërkurë, do të ketë tri pika të mëdha orientimi: qëndrimin e Ramës për socialistët, të Bashës për demokratikasit dhe të Kryemadhit për lësëistët.

Kjo do të jetë ajo që do të shihet.

Pas saj, secili do të jetë i vetmuar në vendimin e tij dhe ky vendim, i të gjithëve së bashku, do të sjellë atë që do të quhet Prova “Tahiri”.

DITA

 

 

 

 

Share This Article
17 Comments
  • Pse duhet te shkoje ne parlament nje kerkese e pa faktuar.Kjo eshte çudia shqiptare.
    Te sjellin faktet pastaj te kerkohet heqja e imunitetit per ta arrestuar.Kam frike se Sajmirin do e bejn kurban per gafa si shitja e makines dhe perdorimi i saj prap per qellime private,qe nuk duhej ti kishte ber..A do te fitoje perseri Berisha si ne rastin kur mbrojti Ilir Meten nga burgu??

    • Qe do kryqzohet Tahiri kjo nuk diskutohet se Edi Rama eshte nje gjeneral i kapur rob derisa jo vetem tradhetoi jetimet e 21 janarit por po e detyrojne lalla-lili-luja dhe luli qe ti pshure me bolet e tij
      .
      Nqs do ndiqnim standartin ‘Tahiri” keto ambasadoret e poshte shenuar duhen denuar se kane dale nga detyra dipllomatike dhe kane kryer kundravajtje te denueshme

      Verner Daum ambasdori pare gjerman
      Edwin Rajeson ambasdori pare amerikan
      Marcie Berman Ries ambasadorja e rruges kombit
      Aleks Arvizu ambasadori 21 janarit
      .
      Nqs do ndiqnim standartin ‘Tahiri” te pakten keto te pandehur duhet te ishin
      “Behind Bars”

      Sali Berisha
      Shkerdhen Berisha
      Lulzi Basha
      Ilir Meta
      Fatmir Mediu
      Arben Imami

      etj etj

      .Por nese ka nje super dokumet akuze per Salimonstren te vertetuar 101 % per krim kunder njerzimit eshte ky dokument i meposhtem qe Duhet tha japin linguistit (poliglotit) Donald Lu per mesimin e gjuhes shqipe por dhe per ti vertetuar se po tallin Trapin me Shqiptaret.
      ..
      PSE DUHEJ TE ISHTE I ARRESTUAR BURRI I SHTETIT I ARVIZUSE DHE KUMBARI DONALD LUSE ?

      Sepse ai ka llogari për të larë me drejtësinë. Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi. Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut.
      .

      Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

      .

      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
      .
      Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
      .
      Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.

      Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti
      .
      O donald lu !
      Jemi pushtuar ne shekuj nga armiqte por nuk jemi poshtruar kaq shume nga ju “miqte”
      .
      Tolerimi qe po i beni Berishes dhe djajve te tij eshte me keq se nje pushtim.
      .
      .
      Mos u bej arkitekt i ringritjes permendores Enver Hoxhes…mos e ktheni ate ne legjende me kete hipokrizi tuaj cerek-shekullore

      .
      ..

  • PROVA “TAHIRI” ESHTE FLAKJA E TIJ NGA RADHET E PS-SE SE EDVINIT

    ndryshe:

    Pse do ta flakte nga PS-ja Edvini Tahirin si nje qen te zgjebosur perpara se te kryhet votimi te merkuren?

    Nuk ka nevoje qe gazeta DITA me kete editoriale te gjate fillozofike si nje ekuacion matematik me shume te panjohura te hulumtoje sesi do te jete fati i votimit per Sajmen e Edvinit,

    sepse:

    ATE E KA VENDOSUR ME KOHE “VULA E ZEZE NE PASAPORTE” E AMBASADORIT LU

    • Ore intelektualesh mos je gje Uran Mutka me fal Butka??? Se ngjani si dypika uji ne idiotesite tuaja. Krimi ka qene dhe eshte ne simbioze me PeDe dhe LESHELINE.

      • Me vule te zeze SHBA e ka mballosur pasaporten e kriminelit te enverit, Gramoz Ruci,

        Me vule te zeze ne pasaorte Luja kercenoi deputetet mafioze dhe kriminele te Edvinit per te votuar Vettingun

        Me vule te zeze ne pasaorte do te perfundojne deputetet pa moral te Edi Rames nese nuk votojne heqjen e imunitetit te narkotrafikantit, Saimir Tahiri.

        • Po , kjo vula e zeze eshte limita qe Edi Rama nuk e kuptoj…
          Tash prit te tjerat,se vendimi eshte marr per fundin e kesaj mandature.

  • PERSE ASNJERI PREJ LIDERAVE TE POSTKOMUNIZMIT NUK KA ARRITUR TE FITOJE RESPEKTIN DHE DASHURINE E POPULLIT ?

    Ne vend te pergjigjes…

    Politikat mashtruese, grabitqare, shtypese, persekutuese, denigruese dhe shantazhuese kane te tera nje emerues te perbashket. Ato jane te papranueshme per shoqerine, sepse varferojne popullin, dobesojne ekonomine, rrisin borxhin publik, ulin fuqine blerese, paralizojne zhvillimin arsimor e kulturor te shoqerise, demoralizojne, frikesojne dhe i detyrojne qytetaret te heshtin, fuqizojne veprimtarine e bandave kriminale, ngjallin panik ne popull, ulin sigurine e jeteses, deri sa me ne fund gjunjezojne shtetin.

    Pyetja qe shtrohet eshte se c’ndodh nese nje shtet jo funksional del bankrot, falimenton, apo nuk eshte ne gjendje t’u sherbeje interesave te qytetareve te nje vendi? A e meriton ai te quhet akoma shtet ? Cfare e legjitimon akoma qendresen e tij ? Cfare duhet te ndodhe nese ky shtet vertitet si kukull ne duart e tjeterkujt ?

    Keto dhe te tjera pyetje ne fakt u takon eksperteve juridike t’i analizojne dhe t’i shtjellojne duke iu referuar rrethanave aktuale, POR nje gje eshte mese e sigurte.

    Gjate gjithe ketyre 27 viteve DHJEROKRACI, ne asnje periudhe qytetaret nuk e kane ndjere doren e ngrohte te shtetit. Ne asnje sekonde shteti nuk u eshte pergjigjur nevojave imediate te qytetareve, duke filluar nga siguria per jeten e duke perfunduar me ndihmat e mjaftueshme sociale per qytetaret nevojtare.

    Nga gjithe sa u permend me lart, vecanerisht ne katervjecarin e fundit te qeverisjes se rilindjes komuniste, shqiptaret u detyruan ta braktisin ne menyre masive vendlindjen. Nuk eshte largim si ai i korrikut te 1990-es kur rreth 5000 shqiptare i vune shqelmin diktatures me te eger qe njohu Evropa e pas luftes, dhe as si ai marsit 1991-shit kur Adriatiku u be deshmitar i dyndjes masive drejt Italise.

    Jo, te nderuar lexues!

    Braktisja e Shqiperise ne dy vitet e fundit eshte quajtur EKSOD, cfare do te thote se per nga numuri i te larguarve, kjo qe ndodhi ne 2015-2016 dhe po vazhdon edhe ne ditet e sotme eshte nje TRAGJEDI e vertete, dhe fajtori numer nje per kete situate kaq emergjente te krijuar eshte kanabizimi i vendit dhe shtimi i frikshem i krimit te organizuar qe po terrorizon qytetaret, njelloj si dikur te njejten gje bente dhe SIGURIMI “i shtetit” me perndjekjet, rahjet dhe burgosjet per “agjitacion dhe propagande” kunder diktatures. Ne komunizem u burgosen, vuajten ndeshkimet dhe vdiqen neper burgje shqiptare te pafajshem vetem pse donin te jetonin te lire njelloj si qytetaret e civilizuar te botes perendimore-

    Po sot c’po ndodh?

    Sot me qindra shqiptare jane burgosur gjate “rilindjes komuniste” vetem e vetem se nuk kishin mundesi te paguanin detyrimet e konsumit te energjise elektrike, dhe ajo me hipokritja, me e papranueshmja, me djallezorja eshte se ai “PERENDIM” i dikurshem, simbol i demokracise dhe lirive njerezore, me heshtjen dhe symbylljen para ketyre tragjedive po deshmon te kunderten e asaj qe mendphet dhe predokohet te jete. PERENDIMI, ashtu sic e thote dhe vete fjala, ka perenduar.

    C’mund te pritet akoma prej atyre, te cilet edhe pse aq te fuqishem ekonomikisht dhe poliikisht, nuk munden pas gjithe ketyre viteve hipokrizi, cinizem, dhe pertallje me popullin shqiptar, te ndeshkojne me ashpersine dhe forcen e nje shteti demokratik kriminelet e Gerdecit dhe te 21 Janarit ?

    C’mund te pritet akoma prej atyre, te cilet nuk kane as kurrfare interesi te hedhin themelet e nje shteti demokratik, ku para drejtesise ligjore gjunjet e “te forteve” dridhen njelloj si gjunjet e ngordhalaqeve ?

    C’mund te pritet akoma prej atyre, te cilet pas votebesimit te marre ne 2013-en u drejtohen “opozitareve” keqberes me fjalet: “Prisni, prisni, se s’keni pare gje akoma”, dhe 1 miljon shuplakat nuk i hane keqberesit, por i rikthehen sovranit ?

    ZGJOHUNI !

    Kurrë s’kemi shijuar, çfarë kemi ëndërruar,
    Se të tërë sojzinjtë, na kanë poshtëruar,
    Çohu shqipëtar, të gjithë të bashkuar,
    Të zhdukim errësirën, që na ka mbuluar,
    Çohu për të ardhmen, të vendosësh ti,
    Të shpëtosh nga hallet, të çlirosh Shqiperi !

  • LSI-ja patjeter do votoje per arrestimin ,sepse ky eshte skenar i pergatitur nga vet Meta kryehajduti e kryemafiozi

  • Pak mendime me shume fakte

    ” BYZYLYKET ” E SAIMIRIT DHE MILIONAT E SALI… FLORIRIT …

    … apo kur kryehajduti therret kapeni hajdutin !

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    Dje Sali Berisha bekoi Aleancen e re te kusari- Mafise. Aleance e re me rrenje te vjetra ne … Gerdec, ne Otranto, ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit”… kudo ne Shqiperi, nga Jugu deri ne Veri.
    Bekimi eshte nje akt i shenjte… Por ky bekim tingellon teper ogurzi. Teper ogurzi sepse vjen nga ai qe ishte dhe mbetet oguri me i zi per shqiptaret e Shqiperinene keto me shume se 25 vjetet e fundit.
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet. Cila eshte e mira?
    Duket se eshte nje bekim para kercitjes se prangave ne kycet e ogurzinjve dhe faqezinjeve te Shqiperise dhe shqiptarise.
    I pari ne liste Berisha I… I dyti Berisha 2- Xeni, i treti Berisha 3 Fatmir Mehdi Gerdeci, adjutanti i Berishes 2. I Katerti Lulezim Bashe Autostrada e Kusarise, Otranto +, I pesti …. I teti Like Floriri… I nenti ne tunxh Adriatik Palla….
    Mafia shqiptare dhe ajo nderkombetare me ne krye ate Italo- Serbo- Greke eshte ne panik total.
    Denoncimi shpetimtar per Shqiperine e shqiptaret i Ambasadorit te nderuar amerikan Z. Donald Lu per kater bandat dhe 20 familjet mafioze, njoftimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama per ardhjen e eksperteve te FBI-se dhe DEA-s amerikane per hetimin dhe luften kunder krimit te organizuar, narko e human trafikut dhe Mafias jo vetem shqiptare, vetingu ne drejtesi qe eshte ne hapat e fundit te organizimit dhe fillimin e veprimit konkret ndaj folese se grenxave te Korporates se krimit te Organizuar ka shkaktuar panik, hutim dhe alarm ne kupolen e saj jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rome, Athine e Beograd.
    Aq panik sa para se te shkoje para Gjykates se Ligjit, dosja mbi 400 faqeshe e hetimeve te Antimafias dhe Antidroges italiane u denkonspirua se pari nga Sali Berisha dhe mediat ne sherbim te tij.
    A ka alarm me te madh dhe panik lemerites se ky skandal i pashoq i publikimit te nje dosjeje hetimore pa filluar akoma gjykimi i saj nga Gjykata ligjore Italiane !?
    Edhe me alarmante kete situate e bejne thirrjet ala enveriste te Sali Berishes dhe shpures se tij politike dhe mediatike per burgosjen e Saimir Tahirit vetem sepse kusheriri i tij i dhjete apo edhe i pare qofte ai permendte emrin e tij ne biseda ndergangsteresh, narkotrafikantesh e kriminelesh , kur jo mbi koken e kusheririt, por te djalit te tij biologjik Shkelzen Berishes dhe se pari te vete atij rendojne akuza te perbindhsme deri edhe per krime kunder njerezimit si urdherat e tij per goditjen me aviacion e napalm te popullsise civile shqiptare ne Jugun e vendit, masakrat e perbindshme qe vrane e sakatuan mbi 10 000 shqiptare te pafajshem ne pranvere- veren 97, mbi 175 bashkevendas te vrare ne vendlindjen e tij Tropoje ne 98-99-en, qe masakruan 26 e sakatuan qindra te tjere ne Gerdec, qe urdheroi ekzekutimin e 4, plagosjen , rrembimin e torturimin e qindra protestuesve krejt paqesore me 11 janar 2011 ne Bulevardin ” Deshmoret e Kombit ”
    Jo vetem kaq, por lincoi, levizi e syrgjynosi edhe prokuroret qe po hetonin Hiroshimen shqiptare Gerdecin . Fshiu servrat e Kryeministrise duke zhdukur provat e urdherave te tij vrastare , ” lavirosi” Kryeprokuroren e Pergjithshme te Shqiperise, duke e zevendesuar me nje Bude te krimit si Adriatik Balla, gjysmagjelin e tij 50-50 me Ilir Meten ne sherbim te tyre, ne sherbim te Mafias dhe Korporates te krimit te organizuar. kembe e koke nga vete ai , qe edhe sot pas doreheqjes hipokrite e mashtruese komandon jo vetem PD-ne, por edhe strukturat paralele te krimit Mafias qe vrasin e presin, sic vepruan me Trebicken e Olddashin, Artan Santon … e cilindo qe rrezikon ” shtetin paralel” te krimit Mafias se vet.
    E Adriatik Balla merr guximin edhe te kerkoje takim special me ambasadorin amerikan ne Tirane Z. Donald Lu qe nuk la shpifje e sulm pa bere kunder tij dhe Reformes ne Drejtesi !!!
    Cfare do ti raportonte dudumi Balla Washingtonit!?
    Ato qe bosi i tij Berisha e mediat ne sherbim te tij kishin botuar dy a tri dite perpara!?
    E kujt ambsadorit te superfuqise boterore qe di Sali Berishen e co, per cdo politikan e jo vetem politikan jo vetem shqiptar por ne mbare Boten shume me teper se ata dine per veteveten.
    Dine cka jo vetem ata dine por edhe cka te tjeret dine e thone per ta , perfshi edhe Mafian jo vetems hqiptare por edhe nderkombetare !
    Jane sot ne hapesire mbi 7 000 satelite jo vetem por mbi te gjithe amerikane dhe qindra mijera syshqiponja amerikane qe po te duan numerojne edhe sa here merr frym jo vetem Sali Berisha e Edi Rama , Ilir Meta e Saimir Tahiri, Visho Ajazi e Adriatik Palla….
    Hajde kryeprokuhor ne sherbim te kryehorave e kaponbandave, kryemafiozeve qe ka pese vjet qe gerhin si derr i majmur mbi dosjet e krimit, qe nuk coi para drejtesise e ligjit asnjerin prej tyre !
    Pse ?! Sepse ata qe e vune ne ate post e vune qe tu sherbeje atyre dhe klanit te vet e jo shtetit ligjor dhe drejtesise, Mafise e jo Shqiperise! Lanet !?
    Edhe shperthimi i tollovise politike te opozites , zhurma e gjurulldia politike e mediatike e diteve te fundit eshte nje loje e ndyre dhe djallezoree kesaj Mafia shqiptare e nderkombetareper te krijuar tension dhe rremujen e rastit per te vonuar dhe sabotuar Vetingun ne Drejtesi, ne Polici dhe Politike e integrimin ne BE..
    A mendoni se eshte rastesi qe me shume zhurme politike e mediatike u be keto kater ditet e fundit per 3-4 permendje te emrit te Saimir Tahirit nga nje bande narkosh, per dy byzlyke qe ata gjoja i kishin dhuruar, per 30 000 euro apo 5 milione dollare apo euro fushate elektorale, gjysma e parave qe perfitoi kreu i PD-se Lulezim Basha dhe familja e tij zhvati nga kandidatet per deputete per ti futur ne lista, apo sa 1/7 e perftimeve qe Sali e Shkelzen Berisha, Ilir Meta kane perfituar vetem nga afera mafioze e antishqiptare e CEZ-it, e denoncuar ligjerisht me fakte, prova dhe deshmi nga nje avokat ligjor i saj.
    Per politiken kobzeze e mediat ne sherbim te saj kane me rendesi thashethemet e disa banditeve e narkotrafikanteve se provat e faktet e nje mbrotjesi te ligjit qe implikon kreret e politikes shqiptare Berisha, Meta e co. Pse !? Sepse krahas parase e pasurive te popullit e shtetit te vet, Mafia blen e udhezon edhe median e korruptuar shqiptare krejt ne sherbim te saj.
    Nuk ve doren ne zjarr per asnje politikan shqiptar. Aq me pak dua te beje avokatin e Tahirit. Por themeli i drejtesise e shtetit ligjor ne mbare boten e demokratike eshte se cdo njeri eshte dhe supozohet i pafajshem para se fajesia e tij te provohet nga gjykata ligjore !
    Te dalesh mbi kete parim universal te drejtesise bashkekohore e te besh thirrje e kushtrime ala enveriste e ala Gardistesh te Kuq ” Armiqte ne Litar” apo ” te sulmojme shtabet e kunderrevolucionit” eshte sic vepron Sali Berisha duke bere thirrje per arrestimin e burgosjen e Saimir Tahirit apo kujtdo qytetari te Shqiperise eshte sirene alarmi per rrezikun shoqeror qe kane despote te tille ala Luigji i 14-te. Eshte pikerisht kjo mendesi stalinisto- enveriste, eshte politika e impunitetit qe e ka cuar ne kalbezim e degjenerim te plote, ne kolaps te mirefillte drejtesine e shtetin ligjor shqiptar.
    Po aq antidemokratike e ala kastriste jane thirrjet e Lulezim Bashes e Monika Kryemadhit, te Ylli Manjanit e Mark Markut e co. per cadra e psuhtime sheshesh, per gjurulldi e trazira qytetare qe kane synime te njejta si ato te Sali Berishes e co. te zgjasin sa me shume jeten impunitetit dhe antishtetit.
    Cdo thirrje per trazira e destabilitet eshte nje kushtrim per mbare shqiptaret per te mos rene viktime te atyre hienave politike, eshte nje thirrje per zbatimin sa me pare te Vetingut.
    Veting ne drejtesi !
    Veting ne polici !
    Veting ne politike !
    Veting pa meshire e pa dallim e pa asnje perjashtim te askujt as ne pozite e as ne opozite !
    Kemi lindur dhe jemi para Zotit dhe para Ligjit si te barabarte!
    Veting !
    Perndryshe Shqiperia kurre nuk do te behet shtet, shtet i demosit te vet!
    Perndryshe Vetingu do te deshtoje pa filluar akoma !
    Perndryshe Vetingu do te quhet u mbars mali e polli nje mi !
    Nje mi i ngordhur pa lindur akoma !

  • qëndrimin e Ramës për socialistët, të Bashës për demokratikasit dhe të Kryemadhit për lëshëistët.Dinastine e Leshit.

  • Na e keni katandisur Shqipèrinè ashtu siç e dèshirojnè armiqtè e sajè. Gjèja mè e pèshtirè èshtè e ashtuquajtura QPOZITA e cila çiret e digjet pèr moral….duke kèrkuar dhe arrestimin e Saimir T ?! Edhe sikur ish min tè kishte tregtuar vetè ato “bimèt mjeksore” nuk besoj se quhet krim por, shperdorim detyre. Bimèt narkotike tè drejtuara nga shteti e vulosi vetè Berisha. Ku ishte ajo e ndritura prokuroria e Palermos ?!? Njè farè krye prokuror Llallllla pèrmendi arestimin e kr/min e Kroacisè pèr njè orè dore ! Po Ky kllufi ku ndodhej kur krimet e familjes Berisha çuditèn tan botèn e dollarit dhe tè markave ( euros ) Saimiri nèse vèrtetè ka shpèrdoruar detyrèn mund tè burgosej nè kohèn kur Shqipèrinè e komandonin fjala, nderi dhe besnikèria dhe jo nè kètè shqipèri ku komandon krimi, besa e humbur dhe kurvèria ! Dèshpèrohu Saimir jo pèr atè qè gèzohet opozita por pèr atè qè nuk munde ( mè fal shumè pèr shprehjen ) tja shkèrdheje me kuq e me maç e tan rrobt nga Berisha e deri tek Kaç islami !

  • Me vule te zeze SHBA e ka mballosur pasaporten e kriminelit te enverit, Gramoz Ruci,

    Me vule te zeze ne pasaorte Luja kercenoi deputetet mafioze dhe kriminele te Edvinit per te votuar Vettingun

    Me vule te zeze ne pasaorte do te perfundojne deputetet pa moral te Edi Rames nese nuk votojne heqjen e imunitetit te narkotrafikantit, Saimir Tahiri.

    • Pra , simbas teje , more palo placke “Inteloleshi” , kriminelet dhe banditet me rrenqethes te Shqiperise , me ne krye serbin e Vicidolit , na dalkan “patriote e shqiptare te vertete” !

  • Mendoj,se ky eshte shkrim i z.Thano,qe cuditerisht,ne keto kohe,si asnjehere tjeter kur median e kane permbytur dendesisht,kryesisht emra cilesisht ndyraqesh .qe mendojne vec per bythken e tyre, lloj specieve sokolballa,yllirakipi,mustafanano,fevziu,toslubonja dhe plot bashkesi germash,qe formezojne qenie te ketij lloji, Thanov si i vetem trim ne lufte vjen dhe ekspozohet teper rralle.
    Sokolballa,ky urjahip oriental dhe se fundi,nuk i le te flase dy te ftuareve te tjere,por ne krah te kryemadhit,te hanemes se tru dhe shpirt palarit meta,mbron hiroshimen e vertete shqiptare te kesaj periudhe.Dhe me tej cfaq dhe nje sekuence,per bemat e te ndjerit Prifti,ku permendet si Rama,sipas tij ´´thithte droge´´,kur Prifti e deklaron kete ishte ne nje pozicion tejet armiqesor,karshi Rames.Dhe cudterisht sokolbala,ne te njejten perkujtimore,le pa permendur ekspozen kryesore te Priftit:
    Meten i gjithe ne 3D,me bllok ne dore,dirigjon mega-korrupsionin,ne levat e pushtetit te tij.
    Dhe me tej xhivola i albanistanit rakipi,,ku te pa ekspozuarit si yllka i hysniut:andushka,tosi etj,jane ne fakt te dekompozuarit deri ne shperberje,apo servili i perhershem i te keqes se ketij kombi fevziu dhe me tej nje klloun nga katundet e skraparit,qe geni ja shperben´´trimerine´´,ne shume fytyresi,pa tradhetuar asnjehere interesin e mullaqeve te tij,prej katundari pordhac te zbritur ne qytet.
    Pak me tej,nje shkaravine njerezore dhe gazetareske,nga fshatrat e lezhes, markmuti ka uzurpuar karrigen me te larte te fakultetit gazetarise.
    Natyrshem,qe nje personalitet i madh njerezor dhe i vecante i gazetarise Andrea Stefani,do te vazhdoje te jete i braktisur dhe i harruar,ne kete bote maskarenjesh,injorantesh dhe sharlatanesh, te cilet dhe e vrane para kohe ate.
    Por a duhet fajesuar vetem kjo amalgame funderinash toksike,qe vazhdojne te prezantojne median,per tere kohen?.
    Patjeter jo? Ata jane ushqyer dhe perkrahur,se pari,nga alteregot e tyre,katundaret politikane kullash dhe nga nje shoqeri e mbyllur,frikacake dhe e interesit te vogel,apo egzistencial.

  • Edhe persa kohe Politika opozitare do qendroje ne kalin e Don Kishotit,ne hanin e çadres!

    Prova qe shkrumoq te gjitha provat.
    Vendos dokumenti i ardhur nga Prokuroria e Katanias:
    Ku thuhet:
    S.Tahiri nuk po hetohet per trafik droget!
    Tashti duhet ti vejm kujen analisteve dhe gjithe publicistikes dhe politikes shqiptare dekadente,qe iu versulen z.Tahiri.Publicistikes qe nuk i shkoj mendja asnji analistit te pyesnin.Per cilin Saimir te shqiperise e ka fjalen Kryeprokuroria dhe zgjatuesi i qafes Ajazi SHISH-it per te shikuar alla dokumentin e “ardhur” ne adrese te Saimirit po jo te Tahirit.

  • Prova “Tahiri” nuk mbaron me mbrojtjen qesharake qe Rama i ben me vota ne Parlament. Perkundrazi, Prova “Tahiri” tani fillon. Rama e hengri karremin duke mos lejuar Prokurorine te marre Tahirin ne burg. Do shohim sa do ti kushtoje kjo.

  • Pse duhet te behet aq shume zhurm kot eshte pyetja? Ne cdo vend te botes cdo dite hiqen imunitetet e politikaneve per te respektuar barazine para Drejtesise. Askkund nuk ndodh qe njerezet te trazohen aq shume e opozita te krekoset kot me nje pseudo ngjarje. Ne cdo vend te botes investigimet nuk pengohen…
    Problemi ketu nuk ishte investigimi i ceshtjes,po shfryetezimi politik i ceshtjes edhe per kete duhet ma shume se nje bastisje te nje shtepi,bastisje qe ndodhin cdo dite po buje ketu. Na duhet fotografia ME PRANGA,qe te shfryetezohet politikisht. Cka i shton investigimit prangat mbi ish ministrin? Cka i heq investigimit jo prangat ish ministrit? Asgje…..
    Atehere pse u krijuar kjo Zhurme? Pse fuksionimi normal i ligjit duhet te behet dicka sensationale? Pse duhet aq shume zhurm per asgje?
    Pikerisht qe investigimit mos te kryhen si duhet,dmth ,pikerisht qe bastisja ne befasi mos te ndodhe…
    pakti Basha Rama vazhdon,zhurma eshte vetem per show publik per idiotet shqipetar,.
    Biznesi vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *