Vidhet biznesmeni në Elbasan, i marrin kasafortën dhe dy makina

Leda Hysa

Banesa e një biznesmeni të njohur në qytetin e Elbasanit ka rënë pre e hajdutëve të cilët i kanë marrë atij kasafortën me para dhe dy makina luksoze.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Mengel.

Policia dyshon se grabitja ka qenë e organizuar që më parë dhe e menduar deri në detajet më të vogla

Hajdutët kanë hapur derën kryesore dhe çelësat e makinës i kanë marrë në tavolinat e paradhomës.

Në banesë kanë qenë anëtarët e familjes por nuk kanë mundur të dëgjojnë lëvizjet e grabitësve.

Mësohet se policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë banesës së grabitur për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *