Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje kalimtarin

DITA Online

 

Një 58 vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur për vdekje  nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Lezhë – Rraboshtë, rrugë urbane dytësore.

Sipas policisë, automjeti me targa AA 403 PU me drejtues E.L. 23 vjeç ka përplasur për vdekje Z.GJ. 58 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *