“Vizat online” për Ballkanin, ja vendimi që mori sot BE

Dita

Parlamenti Europian ka miratuar një propozim të ri të Komisionit sipas të cilit, qytetarët e Ballkanit përpara se të udhëtojnë në vendet e hapësirës Shengen do të duhet të plotësojnë online një formular të posaçëm, përgjigja e të cilit duhet të kthehet jo më vonë se 72 orë.

Ky formular do të jetë edhe vula kufitare për të hyrë në vendet që kanë të njëjtin kontroll kufitar dhe doganor.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Ballkanit dhe shteteve të tjera që nuk kanë nevojë për viza do të duhet të paguajnë 10 euro, tarifë që është e vlefshme për gjithë kohën kur pasaporta është e vlefshme.

Ndërkohë, qytetarët më të vegjël se 18 vjeç dhe më të mëdhenj se 60 vjeç nuk do të paguajnë.

Ky sistem i ri ka gjasa që të futet në zbatim pas janarit të vitit 2020, ndërkohë që mund të ketë prova teknike vetëm përkohësisht gjatë kësaj periudhe.

Share This Article
2 Comments
  • Tani hani me nder m……… bashke me Sali qenin,Like shrekun, Lul peden ,Llale qenin ,Mona bucen ect………
    Jepini vota prap qelbesirave qe te kene goje e te trazojne gjithcka por vec per te keq ama dhe per te shpetuar bythet e tyre.

  • Fshati qe duket, nuk do kallauz (udherrefyes) thote populli. Edhe fotoja qe shoqeron shkrimin e shpreh shume qarte. Europa, tashme jo si bashkim, por copa-copa, po i tregon kufijte qytetareve ballkanas, qe me thirrjen e saj u bene çorap dhe çorbe ne vendin e tyre. Ky nuk eshte vetem zhgenjim, por ky eshte nje mashtrim i mirefillte ndaj iluzioneve te popujve ballkanik per te qene pjese dhe antar te nje kontinenti sa te vjeter ne histori po aq dhe te vjeter ne ushtrimin e profesionit me te vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *