Në tregjet e Tiranës dhe jo vetëm shumica e lodrave që tregtohen janë prodhime kineze. Disa nga këto produkte janë një shqetësim në rritje, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin, pasi përmbajnë substanca të dëmshme.
Këto janë lodra që fëmijët blejnë e përdorin çdo ditë. Por çfarë shkakton secila prej këtyre substancave në shëndetin e fëmijëve?
Ftalati, substancë organike që përdoret si tretës në lodra, maska, biberona, veshje etj. Dëmton veshkat, mëlçinë dhe organet e riprodhimit. Bisfenoli A (BPA) i pranishëm në plastikë shkakton probleme në proçesin e zhvillimit. Plumbi i pranishëm në plastikë dhe bojën e lodrave, është toksik. Kadmiumi në kontakt me pështymën tretet dhe gëlltitet. Dëmton veshkat, shkakton diarre, marrje mendsh dhe të vjella. Krominëse gëlltitet shkakton irritim të syve, lëkurës dhe mukozave.
Kyinspektoriati merret me analizat fizike e kimike, por shumë pak me ato sasiore, kjo për shkak të mungesave në laborator. Por, pavarësisht rezultateve, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial nuk mund të ndërhyjë duke marrë masa tek një biznes që tregton këto lodra.
“Legjislacioni si të thuash ka një kohë të gjatë që rrin në instanacion. Ligji 10480 kambeturi paplotësuar me akte nënligjore. Pikërisht kjo ka lidhje me aktet nënligjore. Ne nuk ndërhyjmë dot, unë nuk e bllokoj dot atë mall. Pra duhet të kem të drejtën, duhet të kem laboratorin tim që të përcaktoj në mënyrë kuantitative që ky është kaq”, sqaron Davidi.
Edhe pse stampa e lodrave është CE, çka konfirmon se lodrat janë të padëmshme, ekspertët ngrënë alarmin se ato falsifikohen lehtë në Shqipëri.

Me keto fakte tronditese, de denoncuara nga eksperti nepermjet medjas, qe provojne pranine e kimikateve te demshme per mijra femije ne lojrat plastike, pra per te atdhmen e pasigurte per femijet dhe vete Shqiperine, prokurorise i del per detyre te nise hetimet ndaj ketije indiferentizmi te politikave ne dite e vite, qe duan apo nuke duan deputet,pushtetare dhe opozitare behen bashkepuntore me terrorrizmin.Dhe medja vizive dhe e shkruar nuke duhet te qendroje vetem ne pozicionin e te shkruarit,por te protestoje ndaj ketije “indiferentizmi” politiko-shtetrore me pasoja fatale per femijet dhe Shqiperine. Proteso ne emer te jetes se femijeve dhe brezave qe vijne pas,deri ne vendosjen ne bangen e akuzes per politikane,zyrtare e biznesmene qe nuke ndalen ne pangopesi per leke te piset dhe pushtet brenda djallit me c’do forme e cmim.Ku me logjiken dhe indiferentizmin e tyre behen pjese e terrorrizmit.Babai i pavaresise Ismail bej Qemali ka thene;nje femije qe qane rritet, kurse nje popull qe flene VDES.Besoni,binduni dhe protestoni ne emer te moralit, jetes dhe dinjitetit njerezor. Prisni, skeni pare gje akoma,nje deshmi qe te rrenqeth trupin, mos hesht por PROTESTO.