Dogana e Kapshticës zbulon 6 shtetas të fshehur në kaminon

Leda Hysa

Një shtetas turk është arrestuar ditën e sotme në Kapshticë pasi kishte fshehur në një kamion 6 shtetas afganë.

Turku po tentonte t’i fuste shtetasit në fjalë brenda territorit shqiptar.

“Më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit me skaner në një mjet kamion tip ‘Ford’ me drejtues shtetasin turk E.M, 54 vjeç, banues ne Turqi, janë konstatuar të fshehur në rimorkion e mjetit 6 shtetas afganë. Lidhur me rastin, po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *