A mund të jenë polemikat dhe denoncimet për rastin Weinstein aq të forta sa të trondisin edhe Shtëpinë e Bardhë?
Këtë pyetje dhe këtë shpresë kanë gratë që vitet e fundit kanë akuzuar njeriun më të fuqishëm të Amerikës se i ka prekur, puthur, apo ngacmuar.
Ndryshe nga rasti “Weinstein” që shkaktoi një furtunë në botën e televizionit, akuzat e këtyre grave nuk kanë patur asnjë impakt mbi jetën politike të Donald Trump, veç ndonjë indinjimi të momentit.
Tashmë që dhjetra gra nëpërmjet denoncimeve të tyre po hedhin dritë mbi sistemin e ngacmimeve dhe abuzimeve që kanë karakterizuar karrierën e një prej producentëve më të fuqishëm të Hollivudit, rruga është e hapur për të menduar që efektet e kësaj lloj sjelljeje mund të arrijnë deri tek ish pronari i Miss Univers dhe yllit të The Apprentice (lojë televizive në SHBA që gjykonte dhuntitë për biznes të pjesëmarrësve, ku Dolad Trump ishte i ftuari i nderit për 14 seritë e sezonit të parë).

Këtë gjë e shpresojnë gratë- viktima, këtë gjë e shpresojnë edhe demokratët, që prej muajsh përpiqen të sulmojnë Trumpin derisa ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
Tashmë ata pranojnë gjithçka që mund të vlejë si akuzë: jo vetëm lidhjet kompromentuese mes presidentit dhe Moskës, por edhe abuzimet me gratë, deri dhe tek dyshimet për shëndetin e tij mendor.
Për skandalet seksuale ka shkruar disa ditë më parë “Washington Post”, më pas “The Guardian”, duke sjellë në vëmendje deklaratat e disa grave që kanë pohuar se janë ngacmuar dhe janë detyruar të bëjnë gjëra pa aprovimin e tyre nga Donald Trump.
Pyetja që ato shtrojnë pas rënies së Weinstein, është: “Pse ai jo?”.
Gjatë fushatave elektorale- sjell në vëmendje “The Guardian”, cituar nga DITA, më shumë se 10 gra akuzuan Trumpin se i ka prekur, puthur pa dëshirën e tyre, një sjellje kjo me të cilën Donald Trump është krenuar në publik.
Në një regjistrim të 2005, presidenti Trump tregonte i kënaqur për zakonin e tij të të puthurit. “Të prekësh gratë në pjesët intime, sipas tij, kur je një yll mund të bësh ç’të duash”.
Më pas vijnë akuzat për ngacmimet seksuale verbale; një kapitull i gjerë me komente vulgare dhe seksizëm.
“The Guardian” ka folur me tre nga gratë që kanë deklaruar se janë ngacmuar nga Trump. Pas skandalit të Weinstein, të gjitha janë ndier të lehtësuara dhe të lumtura për impaktin që kanë pasur denoncimet kundër producentit, shenjë kjo që sipas tyre tregon që diçka po ndryshon.

Ka dhe nga ato si Jill Hart, e cila në Twitter është shprehur: “Dhimbja ime përsëritet çdo ditë me atë bastardin Trump si president”.
Hart është ish-ortakia e Trump në sektorin e konkurseve të bukurisë. Ajo e denoncoi Donald Trumpin për tentativë përdhunimi në vitin 1997, sipas saj ngjaret kishin ndodhur në vitin 1993: “Më shtyu pas murit, më preku gjithandej dhe u përpoq të më hiqte fustanin”.
“Personalisht uroj që historia e Weinstein të ketë sado pak efekt në historinë e Trump, dhe pse Hollivudi dhe bota e modës janë dy kategori të ndryshme nga njëra- tjera”, ka komentuar Leeds. Ajo ka akuzuar Trumpin se e ka sulmuar në bordin e një avioni në fillim të viteve ’80, duke i kapur gjoksin dhe duke u përpjekur t’i fuste duart poshtë fundit.
Leeds, e cituar gjithashtu nga “The Guardian”, vë theksin tek rëndësia që ka në situata të tilla ngritja e zërit:
“Këto situata nuk kalojnë pa u vënë re, ka gjithnjë një njeri, një shef, një supervizor, një koleg. Që të ndryshojë tërësisht kultura ndaj këtyre abuzimeve duhet që këta burra të ngrenë zërin e tyre”.
Për Keri Wells, ish modele dhe yll i reality show-ve, ajo që ka ndryshuar me denoncimet publike ndaj personazheve të njohura si Bill Cosby, Roger Ailes, Bill O’Reilly dhe tani Harvey Weinstein është fakti që gratë më në fund ndiejnë që të denoncosh nuk është e kotë.
“Secila nga këto histori na çon në një nivel të ri. Do të rrëzohen shumë personazhe, ky është vetëm fillimi”.
b.m/dita

Ne foton qe kane dale tre kurva denoncuese, ato dy te aneve le te rrine anash, merak e kane pasur qe ta benin me carderrin Trump, ndersa ajo e mesit si gjithnje ne mes e ka hallall mundin e zotnise se tij.