Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti i përjashtuar nga grupi i PS-së, me vendim të Ramës u ka dhënë përgjigje gjithë aludimeve rreth ndryshimit të qëndrimit të kryeministrit Rama për të.
“Këto janë përralla që i tregojnë ata që janë mësuar ta shohin politikën si lidhje konjukturash dhe kërcënim të njëri-tjetrit. Mua me PS më ka bashkuar e do më bashkojë vetëm e vërteta dhe përpjekja e përbashkët për ta bërë këtë një vend më të mirë. As konjuktura dhe vëllazëria e njerëzve që në korridore bëjnë pacavure interesat e shqiptarëve”, tha ai.
Sipas Tahirit me PS nuk e bashkon as “qëllimi për të mbrojtur kur dikush shkel diçka, nuk dua mbrojtje nëse unë shkel mbi veten time. Kështu qe mos gërmoni aty ku nuk ka dhe nuk do gjeni gjë, nuk kam kërkuar mbrojtje nga askush, unë vetë nuk do i jepja mbrojtje askujt nëse shkel ligjin”.
“E kam thene dhe e perseris, nuk dua mbrojtje falas nga askush, nuk dua të dal si njeri që mjafton ti shpëtoj burgut, hajt se po ia falim, po le të kete berë edhe diçka. Dua të përballem me kokën lart në rrugë dhe në politikë, dua vetëm të vërtetën”, tha ai.
