Anulohet ndërtimi i kullave të parashikuara brenda projektit të Xhamisë

anazapta

Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur në mbledhjen e djeshme t’i këpusë bishtin me dy kulla Xhamisë së madhe të Namazgjasë në Tiranë. Vendimi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama i cili sikundër kishte deklaruar gjatë fushatës elektorale, por edhe pas marrjes së detyrës si Kryeministër, e ka nisur aksionin për marrjen në kontroll të territorit të vendit. E ndërsa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është shtrirë në të gjitha njësitë vendore, në mënyrë të veçantë në zonat bregdetare, kryeministri Rama ka shpallur si emergjencë marrjen në mbrojtje të tre qyteteve me vlera kulturore dhe historike për vendin tonë dhe më gjerë, Beratin, Gjirokastrën dhe Krujën. Ndërsa foli për mediat pas takimit që pati me Këshillin Kombëtar të Territorit, Rama tha se është vendosur dhe ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Namazgjas në Tiranë por pa qendrën polifunksionale.

Vedimi për Xhaminë e Madhe të Namazgjasë
Rama tha se Këshilli ka konfirmuar pjesën e parë të projektit, pra lejimin e ndërtimit të Xhamisë, ndërsa anulon pjesën e dytë të projektit, duke theksuar se nuk do të ndërtohet asgjë përveç objektit të kultit. Ndërkaq ai paralajmëroi dhe rishikimin e planit të zgjatjes së Bulevardit të Tiranës në mbledhjet e ardhshme të KKT-së. Rama tha se është anuluar njëra prej dy pjesëve të lejes së ndërtimit të Xhamisë, që i përket qendrës shumëfunksionale, por jo leja që lejon ndërtimin e vetë Xhamisë si objekt kulti. “Xhamia e Madhe e Namazgjasë, leja ndërtimore komplekse dhe ndërtimi i ndërtesës 3, 4, 6 apo 3 kate nëntokë, Këshilli i Rregullimit të Territorit konfirmon pjesën e parë të kësaj leje, ndërkohë që anulon pjesën e dytë të lejes. Pra i hapim rrugë përfundimisht ndërtimit të objektit të kultit, por kemi këputur bishtin godinë me kate që ka shërbyer për të transformuar atë zonë historike të kryeqytetit me një tjetër arsye për të refuzuar këtë mënyrë të të kuptuarit të zhvillimit në kryeqytet. Aty nuk do të ndërtohet gjë veç objektit të kultit”, tha Rama.

Kontrolli mbi territorin
Kryeministri Rama theksoi domosdoshmërinë e ndërprerjes së ndërtimeve pa leje në gjithë territorin, ndërsa nuk ka lënë pa bërë përgjegjëse qeveritë e mëparshme qofshin të majta apo të djathta, për atë që ai e cilësoi barbari ndaj territorit. “Gjatë gjithë periudhës së tranzicionit ka pasur zhvillime urbane shumë të konsiderueshme dhe një pjesë e rëndësishme e këtyre zhvillimeve kanë qenë të lidhura me lëvizje të mëdha demografike sikurse edhe me procese që herë me leje, herë pa leje janë zhvilluar nën një rrjedhë që duhet të ndërpritet. Një nga pikat kyçe të zhvillimit tonë strategjik dhe afatgjatë janë të shumëllojshme. Kemi ndotje të konsiderueshme të lumenjve, lagunave, ujërave të bregut, mbetje të ngurta të pakontrolluara, shkarkime të konsiderueshme në lumenj apo dhe direkt në det në segmente të rëndësishme, shkurtime të furnizmit me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet, ndërhyrje në diga, që kanë ndryshuar rrjedhën dhe volumin, shpyllëzime të jashtëzakoshme për përmasën e gjelbër të Shqipërisë, shkaktuar nga zjarre dhe në kullota që ndikojnë në cilësinë e tokës”. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se, si “rrjedhojë e një urbanizimi të shpejtë, të pakontrolluar dhe kaotik, kemi pasoja si: humbjen e biodiversitetit, gjueti me peshkim të paligjshëm, tejkalim në përdorimin e burimeve ujore, nxjerrje të pakontrolluar. Ndërtimet e paligjshme pasoja, sepse janë bërë në mënyrë barbare”, nënvizoi Kryeministri.

Qytetet muze
Po ashtu u vendos shpallja e emergjencës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Kryeministri Rama tha se nuk do të jepet asnjë leje ndërtimi në tri qytetet-muze Berat, Gjirokastër dhe Krujë. Ai tha se “trashëgimia kulturore është në rrezik shumë të madh”, prandaj është vendosur “praktikisht të bllokojmë çdo proces për leje të reja për objekte individuale apo grup objektesh për Beratin, Gjirokastrën dhe Krujën”. “Berati dhe Gjirokastra janë shembuj të rrallë dhe pjesë e thesarit të trashëgimisë kulturore jo vetëm shqiptare, por dhe botërore. Por paraqesin sot shëmbëlltyrën më kuptimplotë të rrënimit. Gjirokastra sot gjendet në listën e kuqe të UNESCO-s. Do të thotë 18 muaj kohë për t’u rikthyer në listën e vlerave të trashëgimisë botërore apo për të dalë përfundimisht jashtë. Berati dhe Gjirokastra janë pjesë e patjetërsueshme e identitetit tonë. Kemi detyrimin t’i mbrojmë me çdo mjet. Nëse vazhdohet kështu do të zhduken përfundimisht pas gërmadhave të rrënimit. Për shkak të çorodisë dhe batërdisë së gjithë ndërtimeve me leje apo leje, Kalaja e Krujës rrezikon dëmtim të parikuperueshëm të vlerave të saj historike dhe fizikisht rrezikon të dëmtohet sa mos njihet më”-tha ai. Zoti Rama shtoi se duke qenë të vetëdijshëm se çfarë përfaqëson Kruja, “ne kemi ngritur një hartë masash emergjente të mbrojtjes dhe plan rehabilitimi”. “Me vetëdije kemi vendosur të marrim në mbrojtje këto 3 qendra të trashëgimisë tonë kulturore. Nuk janë të vetmet masa. Shumë shpejt do ketë të tjera masa. Kurora e Tiranës do të jetë në fokus. Vendvarrimi i Skënderbeut apo dhe Kodra e Kalasë ngjitur me të, dëmtuar nga një batërdi asgjësuese. Të tjera pika të nxehta në territor sot gjenden nën kërcënim dhe do ketë të tjera masa. Për këtë do mbështetemi në institucione përgjegjëse”-tha kryeministri Rama.

Tre vendimet e KKT-së

Vendimi i parë
Vendimi i parë u mor në lidhje me masat emergjente mbrojtëse dhe rehabilituese në disa zona me rëndësi kombëtare, të cilat janë: brezi bregdetar, deti territorial dhe ishujt, bashkitë Krujë, Berat dhe Gjirokastër, rrugët kombëtare kryesore dhe hekurudha Tiranë-Durrës. Me anë të këtij vendimi të KKT-së, vendoset pezullimi i dhënies së lejeve të reja zhvillimore të ndërtimit dhe planeve të detajuara vendore nga të gjithë autoritetet e qeverisjes vendore të planifikimit në këto zona me rëndësi kombëtare.

Vendimi i dytë
Vendimi i dytë vjen si rrjedhojë e një konstatimi paligjshmërie të vendimit numër 2, dt. 29.05.2013, të KKT-së, “Për lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksonale (3, 4, 6, 8 kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e Rrugës “George Ë. Bush” dhe Bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”. KKT-ja vendosi të ndryshojë vendimin e mëparshëm dhe të miratojë lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e “Xhamisë së Namazgjasë”. KKT ngarkoi Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, si dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për negociimin me Komunitetin Mysliman për zbatimin e lejes zhvillimore për Xhaminë e Namazgjasë.

Vendimi i tretë
Vendimi i tretë inicion procesin e vonuar të hartimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Puna për hartimin e Planit fillon me miratimin e nismës. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK) është një strategji kombëtare e zhvillimit në territor dhe bazë për zhvillimin e qëndrueshëm infrastrukturor dhe ekonomik.

Me shume, sot ne DITA

Share This Article
33 Comments
  • Edhe xhami edhe pallat! Kati i pare te behet xhami. Banoret sa here ngjiten e zbresin marrin nje avdes ne xhami. Hoxha ngjitet ne tarrace e knon.

    • Jam vete myslyman, por jam absolutisht kunder ndertimit te xhamise

      Ose te behet referebndum midis myslymaneve c’mendim kane per ndertimin e xhamise

      Bolla jane ndertuar xhami e kisha–Tani e tutje neper qytete te mos ndertohen me xhami e kisha ,

      Kush do xhami, le te shkoje ne Arabi, se e bête Tiranen sikur eshte Kandahari

      Ne demokraci keto ndertime qe prekin shumicen e jetes se njerezve behen mbi bazen e referendumeve

      Te behet referendum per Xhamine, dhe aty do shikohet se cili eshte mendimi I shumices se myslymaneve …

      Shto pastaj ketu qe xhamia ben edhe ndotje akustike….ndaj kjo eshte nje arsye me teper
      qe xhamia te mos ndertohet fare ne Tirane, por po te duan le ta ndertojne andej nga rreza e Dajtit

  • drama e madhe e Bashes eshte qe kur Saliu vodhi Bashkine per ta emeruar aty, interesi per ndertime ra. Pra pazaret e medha me leje ndertimi qe ben miliardere gjindjen rrotull Rames, me Kokedhimat, Fidelet, Tan Leprat e kompani, nuk beheshin dot me. Tregu u mbingop em ndertime. Tani tu lutesh ndertuesve per leje ndertimi nuk e marrin. Nuk kane ce duan. por qendra mbetet gjithmone qender dhe une jam dakord me logjiken e ketij artikullshkruesi: Xhamia eshte koperture per te bere dy kulla qe pa idene e xhamise nuk do lejoheshin kurre ne ate zone.

    • Plotesisht dakord me ty Mirel. Dhe sa per te shtuar dicka: Basha nuk ka kurrfare lidhje me Tiranen. Nje ish-kamarier qe me pas u be perkthyes dhe qe ka rrojtur perhere ne kurriz te grave, nuk ka cti dhimbset Tirana. Aq me teper qe ky dhenderr i Vehbi Alimucajt dhe Sali Berishes edhe familjen e ka ne Holande me shtetesi holandeze. Se si mund te zgjedhi nje kryeqytet nje kryebashkiak qe nuk mban as familjen ne qytetin qe udheheq, vetem ne Shqiperine e Saliut mund te bej vaki

      • Pse nuk e thua troc te shkreten .Nje bastard nuk ka dhemshuri per Tiranen.Pjesa e erret e tije si i dyshimte ne Evrope do te zbardhet shume shpejte .Nuk ka per tu genjyer me jo populli Tiranas por i gjithe Shqiperise nga keta tipa me biografi internacjonale.

  • …dhenderr i Vehbi Alimucajt dhe Sali Berishes 🙂
    hahahahahhhhhaaaa:) sa kam qesh me ket. U mos vdekshi kurre:)

    • Doli Luli nga katoi /
      Doli po ç’kërkoi? /
      PD-në thirri ta votoi /
      Veç Sala besoi /

      Doli Luli në foltore /
      Qan-qesh si kotele /
      O Luli që je kaqole /
      Mash’e Salës ngele /

      Po dorashkën ku e çove/
      Eh mor Lul’ s’u poqe/
      Të kuq faqja si domate /
      Flaka shkoi në k..qe /.

  • Pd e saliut ku i esht dhen nji cop edhe ktij lulzimit, eshte nje parti qe eshte sjell si PARTI FASHISTE me popullin shqiptar. Keta meritojn burgun. Nuk ka qetesi e drejtesi ne Shqiperi pa u denuar luli dhe vjehrri i tij per 21 janarin

    • Kur flasim për fashizmin në historinë e Shqipërisë duhet të kemi kujdes e të mos biem robër të fjalëve që përdorim. Fashizmi në Shqipëri është më shumë një shkurtesë praktike që i referohet periudhës kur Italia e Mussolini-t dërgoi ushtritë në Shqipërinë e Mbretit Zog dhe e shndërroi këtë në një provincë të perandorisë. Përndryshe, fashizmi është një doktrinë politike dhe një formë pushteti që ishte tipik për Italinë e Duce-s, e deri një një farë shkalle për ca vende të Evropës Lindore në periudhën midis dy luftrave, e për një numër vendesh të Amerikës Latine pas Luftës së Dytë, pa përmendur Spanjën e Portugalinë deri në vitet 70 e të tjera shtete – por jo për Shqipërinë. Persona qe ju permendi jane thjesht kriminele ordinere, jo fashiste. Flm

      • @JUNA
        Jam dakort me spjegimin tend filozofiko-historik, por kur bie fjala per PD-ne e Shqiperise ka nje fakt qe e perqas me partite fashiste:
        PD-ja eshte armatosur nje here me lista, ne 97-en…

    • Jam e bindur qe te gjithe te rinjte jane kunder ketyre qe prishin parqet ne mes te Tiranes.
      Keto jane alibia e sali-halese per te shkateruar shqiperine dhe per te betonizuar Tiranen. Lul-pederasti nuk i hynte gjuha ne goje duke akuzuar Ramen se e betonizpoi Tiranen. Ku eshte tani ky qelbesire dhe krimb gjirizi? Duhet te shkoje ne burg per te gjithe tradhetite dhe shperdorimet dhe vjedhjet qe i ka bere ketij vendi bashke me mostren qe e polli.

  • Xhamia nuk do behet kurre, harrojeni. Jane vetem flluska dhe pretekste. Ato kullat do ti shohuim shume shpejt, por xhamia aha…Kete e dine te gjithe ata qe e njohin si funksionon komuniteti mysliman

  • mos prisni perendim dhe qytetrim nga S-halè shurra dhe Lul torta. ndoshta shume shqiptare kane harruar qe tani krimet e S-halè serbit

    biles ka militante dhe salista qe nuk e dine fare kete gje. ose e dine dhe nuk u intereson, sepse cdo gje qe ben Baca i tyre eshte normale dhe mundesisht e shenjte..!!
    qeveria e re e Rames duhet te nxjerre te pavlere cdo lloj projekti shkaterrues qe kane ndermarre keta dy xhelatet aty lart ne foto..!! dhe keta duhen futur ne burg qe te dy..!!

  • Pse nuk flet Edi Rama per kete projekt=kompleks sic foli per “bezdisjen” e Lad Kostes nga pallati qe ndertojne vellezerit Mulaj? Apo ka dhe ai pjesen e tij, si Berisha me Albtelekom pssi iku Nano? Pse nuk foli Edi per parkingun qe kurre s’po behet te Bashkim Ulajt? Pse nuk foli Edi per kodrat e liqenit ku prape eshte Bashkimi qe ka kontratat?

    Ndertimi eshte nje biznes i rendesishem dhe ujqit shqiptare aty versulen. Ky eshte fakt, dhe akoma nuk jemi gati si shoqeri per te ndryshuar situaten. Thjesht eshte turp qe edhe turqit ne Turqi jane me te afte se ne, dhe jevgjit ne Egjipt jane me te zote se ne!

    • Or cun Edi Rama eshte tu fol qe ne 8 te mengjesit e deri ne 10 te darkes. Aq shume zullume sa ben kjo maxhorance nuk del e gjithe dita.

  • U bene kishat e medha dhe aty ishte park por nuk u ngrit njeri si ty tani qe te bente namin per mbrojtjen e ambientit, cne u kujtuan tani ca tipa medemek ambjentaliste qe po ndertohet xhamia??!! Ka budalla qe nuk e kupton kete qe beni ju, e cila nuk lidhet me mbrojtjen e parkut por me mos ndertimin e xhamise?? Jane bere me dhjetra projekte te ngjashme qe kane prekur zona te gjelbra dhe ju te ashtuquajturit ambientaliste nuk ishit gjekundi, cne u zgjuat tani??!!

    -U miratua ligji i plehrave nuk bete asnje gje vec se ca deklarata tek Shekulli
    -U prene pemet per ndertimin e rruges se Elbasanit dhe ju perseri asgje, vetem dolet tre-kater veta gjasme ne proteste dhe mbaroi.
    -U shkaterrua bregdeti adriatik per dy dekada me rradhe dhe ju gjekundi nuk ishit
    -U dogj per tre jave me rradhe Dajti dhe ju e shihnit nga dritarja e shtepise cdo nate dhe nuk thate nje fjale.
    -PO shkaterrohen kodrat e Krujes dhe Fushe-Krujes nga kompoanite e cimentos dhe gelqeres dhe ju perseri nuk jeni gjekundi.
    -U zhduk gjysma e nje ishulli ne Ksamil dhe perseri nuk ishit gjekundi o Lavdosh
    -U dogj kodra me pisha ne Berat dhe ai Sazani qe eshte gjasme nga andej nuk tha nje fjale mo burre vjet.

    NUk flisni sepse e keni mendjen jo tek mbrojtja e ambientit por tek marrja e projekteve nga Ministria e Mjedisit ju. Keto historite me projektet tuaja i di gjithe dynjaja o te mjere, vetem se tek Komuniteti nuk merrni dot projekte ju dhe dilni llapni kot pastaj.

    • O zoti Kole, per Kishat qe thua se jane bere te mbedha, nuk ke pse trillon gjera te paqena, se mjafton te dalesh ne cdo pike te Tiranes dhe veshtire te dallosh ndonje se jane ne sinkron me ndertesat per rreth, por kesaj Xhamise se Madhe , si do t’ia vesh emrin qe eshte mbi 45 m e larte dhe do te dominoje gjithe kryeqytetin e per me teper si simbol i Sulltan Faith, ketij barbari turk qe ka qene me gjakatari ndaj shqiptareve??! Bejuni realiste o njerez e mos e shisni dinjitetin me nje kg mill e 2 litra vaj ne muaj te ardhura nga shpellat e erresires Aziatike se nuk jemi popull qe pranojme fene apo ritualet e atyre!

      • E ke fjalen per ate shpellen Aziatike ne Jerusalemit qe vjen krishterimi qe ne Shqiperi perfaqeson jo me shume 20% te popullsise .

  • Keta kane ardhur me ura zjarri ne dore, edhe ato institucione qe u rinndertuan pas zjarrit qe vune ne 97-ten i kane cuar ne zero me qellim percaktim, jo vetem se mbushen administraten me te pa afte, por sepse qellimisht e mbushen me te paafte qe ata te mos kuptojne si po shthuret shteti..

    • zoti luli, ti ankoheshe per betonizimin e tiranes, po tani ti po e betonizon vete ate, sa mire te ka mesuar saliu te genjesh dhe te mashtrosh,saliu tani do te ike po ti mund te rrish edhe dy vjet se do largohesh si qen

  • Basha qysh në ditët e para që u ul në karrigen e kryebashkiakut, puna e parë që bëri, organizoi masakrën në Kopshtin Botanik, ku dërgoi fadromat për të shkulur palmat e rralla dhe një ndër pasuritë e papërsëritshme floristiko-gjenetike të vendit.

    Vjet uu kthye Parkut të Liqenit, ku të dërguarit e tij ishin prapë fadromistë, që shqyen barbarisht dhjetëra pisha gjigande në Parkun e Liqenit.

    Po në këtë kohë gjeti dhe një shartar që preu lisin madhështor përpara Galerisë së Arteve.

    Së fundmi, si për nxemje të një gare të fortë, preu shumë pisha nëpër lagje të Tiranës.

    Dhe ja tani fadromat e Bashës ju vërsulën parkut historik të Namazgjasë, që qytetarët dhe besimtarët myslimanë në veçanti nuk e mbrojtën dot nga masakrimi.

    Pak kohë më parë në emisionin televiziv “Opinion”, nga përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman u tha se pemët nuk do shqyhen apo priten, por do aplikohet teknologjia e zhvendosjes së tyre për tu mbjellë diku tjetër.

    Por ndërsa masakra po ndodh, nuk ndihet askush nga Komuniteti Mysliman, e ndërsa disa qytetarë besimtarë nuk munguan edhe të protestojnë për këtë masakër.

    Ndërtimi i xhamisë po duket qartë se është vetëm një pretekst apo një objekt simbiozë për ndërtime të tjera në këtë sipërfaqe. Së pari, nuk ka një projekt për t’u zbatuar për xhaminë. Këtë e pohuan edhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman pas takimit në emisionin e posaçëm tek “Opinion”.

    Projekti mund të jetë krejt tjetër nga skica e paraqitur në publik.

    Tjetër fakt është se nuk ka një buxhet dhe burim financimi për xhaminë.

    Duke supozuar se këto janë të vetmet probleme që duhen zgjidhur para shkatërrimit të parkut, lind pyetja më naive: pse duhet shkatërruar ky oaz i kryeqytetit me urgjencë e të mos lihet të freskojë Tiranën edhe këtë verë para se të shkretëtirizohet?

    Sot mësohet se Agron Hoxha, zëdhënësi i Komunitet Mysliman të Shqipërisë, thotë se ata (drejtuesit e Komunitetit) nuk kanë deklaruar asnjëherë se do të ndërtohet vetëm xhami, por do të ndërtohet kompleksi i Namazgjasë. Po ç’është ky kompleks, çfarë përmban, çfarë shtrirje ka, si lidhet ky kompleks i Namazgjasë me qendrën historike të Tiranës?

    Tjetër. Edhe pse kompleksi i Namazgjasë mban emrin e pronës së Komunitetit Mysliman, a ka të drejtë ky pronar të implementojë çdolloj projekti në pronën e tij? A kanë të drejtë të gjithë qytetarët e Tiranës të japin mendim për këtë kompleks ndërtimor?

    Janë kaq shumë pyetje për t’u bërë.

    Për më tepër në planin rregullues të Tiranës, që Basha e Berisha kanë qejf ta quajnë Kushtetutë, parku i Namazgjasë është me ngjyrë të gjelbër.

    Dëshira që të kemi Kushtetutë për Tiranën është e të gjithëve, por Kushtetuta kërkon aprovim referendar, jo arbitrar.

    Ajo që na duhet sot të gjithëve është që me sens referendar të ndalojmë masakrën e Namazgjasë.

  • Po qishat e gerqise qe jane ne tirone sthoni asgje e varezat greke qe jane ne jug per nje xhami qe i takon komunitetit musliman u be qameti,me gjithe ata grekofile qe ka rilindja e edvinit shqiperine ka rezik ta perlaje gerqia ,shqiperia me deputet grek nuk rilind ,salehu u dha detin po edvini per te mbajt pushtetin do u fal jugun .

    • VETEM VLONJAT NUK JE TI,SHIFE SA BUKUR SHKRUAN,VLONJATET NUK SHKRUAJNE KESHTU.MBASE NGA KOSOVA OSE VICIDOLI!!!!!!

  • Kam dy dite qe nuk e lexoj gazeten tema online,nuk hapet faqja e gazetes online,dua te di cfar po ndodh me kete gazete,dhe ku ka mundesi te shkoj dhe ta lexoj kete gazete,sepse me pelqen shume kjo gazete.Thank you

    • Po te vijne edhe ty trute ne vend,meduket.Per te miren tende e ke;po e rrite shpejtesine e lecitjes ,aq me te mire do ta kesh hesapin.
      Sa per ne te tjeret,qe ti nuk ke lene rast pa u krujt,,,,,ne kemi shpejtesine e Edi Rames,lale,,,,,,ne dore e ke te na qasesh.

  • BRAVO-BRAVO-BRAVO NIPI I GJERGJ KASTRIOTIT EVROPIANI EDI RAMA.edhe ne prishine klika ANADOLLAKE ne krye me qerkezo-turkun liderin e SALAFIZMIT te BALLKANIT anti shqiptarin N.TERNAVA tentuan qe te ndertojne kulla BIZNESI me 28 dyqane mbenda xhamise,por ja u ndaloje krye-bashkiaku i prishtines ISA MUSTAFA dhe opinioni shqiptar i kosoves PERKRAHU FUQISHEM vendim analumin e ktyra kullave biznesore ILEGALE ne kosove.plan-programet e VLLEZERVE ISLAMIST qe kalojne nepermes TURQIS dhe ERDOGANI pro-vllezerve islamist e rregullave te SHEHIRATIT ja dha S.BERISHES ne viziten e tije turqis.pra kto plane te AL-KAIDES komandes supreme e qe vllezrite islamiste te e egjyptit ju dhane shteteve islamike qe jane ne listen e ZEZ per per TERRORIZEM ISLAMIK nuk kane dhe kure sdo kene VENDE e ZBATOHEN ne EVROPE.evro-amerikanet jane BETUAR per nje evrope origjinale KRISHTERE ku ligjet e rregullat e shehiratit BUMBARDOHEN nga evropianet DEMOKRAT,ket duhet ta dijne te gjithe.pra 2 dite forcat amerikane atakuan e bumbarduan ne SURPRIZE islamistat e AL-SHEBABIT ne SAMOLI e e disa vende islamo-afrikane.po kta islamistet e organizates terroriste nen OMBRELLEN e AL-KADISE e vllezerve islamist salafiste beren TERRORE ANETNATA 3 ditshe ne qerndren komenrciale ne KENIA.po kta islamiste qe dhajne projekte per XHAMIJA gjigande edhe ne BALLKANE kosove-shqipri-bosnie,po kta islamiste e KALLEN FLAKE SIRIN,LIBIN,shtetin e MALIT AFRIKAN,LIBANIN,AVGANISTANIN e shume shtete islamika ku kerkohen te aplikohen rreguallat e SHEHIRATIT FAMKEQ.ska nje dite e vetem qe nuk ka ATENTATE ISLAMIKE ne IRAK.PAKISTAN,JEMEN etj,qe SALAFISTAT kerkojne ligje shehirati,e populli shumice REFUZONE.mos harrini se vet tunizia e egjypti,shteti i malit,samolia,magrebi,qeveria avgane te te gjitha shtetet islamike i DEKLARUAN mjekrroshat e femrat me SHAMIJA e FEREXHE si organizat TERRORISTE ISLAMIKE.te vetmite shtete e qeverit e tyre qe e perkrahin jane TURQIA me ERDOGANIN dhe ARABIA SAUDITE.turku pushtues vetem ZI e TERRE planifikon per SHQIPTARET e TOKAT TONA te SHEJTA KRISHTERE. vdekje objektivave te vllezerve islamiste ne SHQIPRINE ILIRE.

  • O PSEDO ANALIST” ATEIST” INTERNACIONAL (KOMUNIST). MOMENTET ME KRITIKE PER
    SHQIPERIN MBROJTI TURQIA , KRYEMINISTRI PERCAKTOJ ALEAT STRATEGJIK TURQINE E ERDOGANIT. PUSHIMET E PARA SHKOVE PA VIZE NE TURQI ZOTROTE, SMURET DERI PARA DY VJETESH SHKONIN VETEM NE TURQI SE GREKU KERKONTE VIZE. TI NGATRON
    FENE DHE TERORIZMIN E KE NGA PA DJE O ZOTERI. SKENDERBEU YT SHERBEU ME SHUME VENEDIKUT DHE ATE KOHE FILLOJE PERQARJA TOKAVE ILIRE O ZOTNI.
    RAMA KA AQ SHUME PUNE PERPARA SA NUK DI NGA TE FILLOJE , POR ZDUHEJE KURE
    TE FILLONTE NGA ANULLIMI LEJES NDERTIMIT GJAMISE.

  • ore eshte populli shqiptar me kulture dhe histori te lashte, qe nuk do te degjoje per ndertime xhamish e qendra muslimane tregtare ne mes te kryeqytetit.Ka ardhur dita qe qeveria ti tregoje vendin tekave te shushunjave mesjetare dhe matrapazeve qe flasi ne emer te fese,Ne shin studenti gjemoi thirrja ;~E duam Shqiperine si gjithe Europa~dhe jo e duam shqiperine Afganistan,Qyrrdistan!

  • Per 100 vjetorin ne muzeun Historik erdhen nga austria mburoja, shpata dhe relika te tjera te Skenderbeut , te gjith i pame se si ruheshin dhe me cfar perkujdesi. kurse ne qe e kemi tonin ate legjendare? , krenohet Europa me te. Kurse ne, populli me ( qeverite e mepareshme pas 90-es ) shofim vetem perfitimin e atyre qe votojme duke dhen leje ,apo duke mos zbatuar ligjin per interesa vetiake . kemi pare vetem rrenim, zhdukjen e pasuris dhe trashgimise tone , turp per ne qe jemi Shqipetare.

  • Madje saliu donte dhe te privatizonte trashgimin kulturore ta kthente ne biznes privat, per njerezit e tije se tjeter kush nuk perfitonte( trashegimin e nje kombi) , ai duhet varur fatkeqesia e kombit ton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *