Bullgaria është zbuluar si një strehë financiare për gjermanët e moshuar, të cilët në vendin e tyre vështirë se do të kishin përfunduar muajin me 958 euro. Bëhet fjalë për pensionin mesatar të 15.9% të gati 21 milionë pensionistëve, që numërohen të jenë në Gjermani.
E përditshmja bullgare “Trud” shkruan se pensionistët gjermanë tashmë po shtypin britanikët për blerjen e pasurive të paluajtshme në Bullgari.
Televizioni gjerman RTL ka bërë të ditur se pensionistët gjermanë me paratë e tyre mund të jetojnë si të pasur në Bullgari, për shkak se çmimet e ushqimeve të këtij vendit janë dy herë më të ulëta se në Gjermani dhe pasuritë e patundshmërive janë shumë më të lira.
Ndryshe nga rusët që blejnë shtëpi turistike në Bullgari për t’i lëshuar me qira, gjermanët preferojnë për të jetuar këtu, sepse ata nuk janë të interesuar për turizëm, por vetëm duan t’i shfrytëzojnë pensionet e tyre dhe ta gëzojnë jetën.
