Mediat italiane: Ancelotti, pranë emërimit në Kinë

Ornela

Është një prej trajnerëve më të njohur në botë, e jo më kot ofertat i vijnë edhe nga krahu tjetër i planetit nga Kina.

E ndërsa raportohet se Everton e kërkon me ngulm, mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti është shumë pranë emërimit si trajneri i ri i një prej ekipeve elitë në Kinë.

E sigurt është se ndryshe nga sa ishte konfirmuar, Ancelotti nuk do të marrë më pushimin e deklaruar prej 10 muajsh pasi u shkarkua nga Bayern Munchen.

Duke iu referuar shtypit kinez, Sportmediaset shkruan se tekniku italian do të jetë trajneri i Guangzhou Evergrande.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *