“The mother of all phones is back” kështu është cilësuar telefoni i famshëm nokia 3310. Ai është rikthyer tashmë i përditësuar dhe ka nisur shitja e tij në Evropë.
Zinxhiri me shitje me pakicë të vogël në Gjermani OTTO, ofron modelin Nokia 3310 3G me çmim prej 70 eurosh, ndërsa në Britanin e Madhe përmes Clove dhe Carphone Warehouse, telefoni ofrohet me çmim prej 60 funtash, ose 67 euro.
Nokia 3310 3G ishte prezantuar muajin e kaluar, kompania HMD premton 6,5 orë bisedë dhe 27 ditë në gadishmëri me një mbushje të baterisë.
HMD ka ridizajnuar edhe faqen përdoruse si dhe ka shtuar ngjyra të reja për telefonin në blu, të verdhë, e kuqe e ngrohtë dhe gri.
