“Zgjedhjet mbaruan. E pamë si votuat. Nga sot do ta shikoni”

anazapta

Sot në ora 10:00 paradite në ERE zhvillohet një mbledhje bordi ku grupi i monitorimit do te prezantoje raportin per monitorimin e CEZ Shperndarje nen administrimin e Sait Dollapit. Njoftimi është publikuar në faqen online të ERE-s, por objekti i monitorimit nuk ishte. Sipas burimeve të DITA-s, ERE do e monitoronte Dollapin per prokurimet. Mbledhjet e ERE-s sipas rregullores se vete ERE-s, e cila buron nga ligji, jane te hapura.

 

E pamë si votuat…

Tri ditë më parë në mbledhje me stafin, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tiranës në CEZ, Sulejman Lami u ka deklaruar vartësve: “Tani zgjedhjet mbaruan. E pamë si votuat. Sot e tutje do ta shikoni…” CEZ nën administrimin e Sahit Dollapit me sa duket e kujton veten ende degë të Partisë Demokratike. DITA ka info nga burime të besueshme që zyrtarë të lartë të kësaj ndërmarrje po përpiqen të bëjnë dëme sa të munden përpara se të ikin.

 

Tenderi i Dollapit

Z.Dollapi ka hapur tenderin per blerje energjie per humbjet per korrikun, me rreth 40 – 42 Euro/MËh. Ne bursen hungareze çmimi eshte tek 38 euro/MËh, pra çmimi i kontraktuar eshte me i larte se bursa. Paralelisht Dollapi po merr energji dhe nga KESH per humbjet dhe per furnizim.

Korriku dhe gushti jane muaj qe shenojne pikun e kerkeses per energji ne vere, keshtu qe keta dy muaj dhe rezerva energjitike ne Fierze do ulet.  Priten prokurime per blerje energjie. A do behen këto nga i njëjti staf i z.Dollapi krejtësisht politik, nepotist dhe nën akuza për abuzime të rënda?  A do lejohen zyrtarë partiakë, militanët të papërgjegjshëm që të “bëjnë edhe ca lekë” para se të ikin dhe ne shtator t’ia lenë “drangull” qeverisë Rama si nga uji, ashtu edhe nga leket?

Qeveria e re e majtë ka premtuar se do te auditohet veprimtaria e ketyre institucioneve qe jane shfrytezuar per fushate dhe për perfitime personale në dëm të buxhetit dhe taksapaguesve.

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Qeveria e re duhet të bëjë domosdoshmërisht auditimin e kompanive të militantit shembullor Dollapi, (Ujsjellësi dhe chez-i) i cili kanë pesëfishuar faturat në periudha të ndryshme gjatë dimrit, para zgjedhjeve. Militantët teknikë të chez-it apo ujsjellësit, kanë ndërhyrë në aparatura duke i xhiruar më shpejt sahatet se sa ka qenë konsumi faktik. Marifetet për të mbushur arkat e partisë në pushtet, të deklarohen hapur dhe qytetarët të njihen se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ligji të bëjë punën e vet. Të zhduken një herë e mirë këto figura injorantësh dhe krahinorësh që kanë deformuar dhe për çudi, vazhdojnë akoma të deformojnë figurën e nëpunësit civil!

    • Jam dakort me ty shqipfoles.
      Ironia e madhe eshte se sot ne mbledhjen e ERE-s do shkoj Sahit Hajduti dhe do kete dosje te pergatitur nga Menaxheri i Arketimive,i cili eshte dhendri i Kryetarit te ERE-s,z.Ramadani.
      Fatkeqesia me e madhe eshte qe CEZ ne drejtohet nga individe te kompletuar injorant (Shkembi,Lami,Zeneli e shume e shume kafshe te tjere pa fund).Sali Berisha duhet tu faturoje humbjen ketyre hajduteve ordinere (te cilet ne emer te fushates te partise PD kane vjedhur aq shume sa nuk e merrni dot me mend)qe duhen derguar para drejtesise.
      Edi Rama,,te filloj punen me pastrimin urgjent te ketyre elementeve ne CEZ dhe ERE se situata eshte shume dramatike.Zoti vonon por nuk haron.

  • Po nuk mblodhen faktet per vjedhje e sabotime nenen ku ta kene keta socialistet.Ti rrasin nne burg keta plehra qe kujtojne se malli i shtetit eshte prika e grave kurva qe kane.

  • Administrata publike te SPASTROHET PA ASNJE HEZITIM NGA MILITANTET E PA AFTE DHE HAJDUTE,QE I KANE SJELLE HUMBJE KOLOSALE BUXHETIT TE SHTETIT!!!
    Te kryhet nje HETIM I PLOTE PER CDO VEND PUNE dhe fajtoret te jepen per ndjekje penale!!!

  • ne administrate eshte bere nami,vendet e punes jane dubluar ndaj eshte ”ulur” dhe papunesia,kane ngrene derrat e pd-s sa kane plasur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *