Skandali me drejtorin që përgjonte mbledhjet, merret vendimi drastik ne Ministri

Dita

Hije përgjimesh edhe në Ministrinë e Brendshme. Një zyrtar i lartë është kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës pasi përgjonte mbledhjet që zhvilloheshin në këtë dikaster.

Rasti është mbajtur i izoluar për të mos u bërë publik, por burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se bëhet fjalë për drejtorin e komanduar të Emergjencave Civile, Xhuvanaq Gjylameti.

Prandaj prej më shumë se tri javësh, pjesëmarrësit në mbledhjet që zhvillohen në Ministrinë e Brendshme janë të detyruar të mos i mbajnë me vete celularët.

Zyrtari i lartë i Ministrisë, Xhuvanaq Gjylameti, u kallëzua penalisht për zbulim të sekretit shtetëror, pasi kishte regjistruar zhvillimet e mbledhjes. Ky veprim i kushtoi atij procedimin penal në gjendje të lirë dhe pezullimin nga detyra.

Por, nga ana tjetër, tashmë i privon edhe zyrtarët e tjerë që marrin pjesë në takime të tilla, duke mos i lejuar që të mbajnë me vete celularët.

Share This Article
3 Comments
  • Po cfare ne ndjekje te te lire, ai koqe ka qene dhe koqe eshte, por me koqe jane keta koqet qe bejne Drejtor nje koqe.

  • Ju “vrafte” Zoti qe merreni me nje teveqel si Xhuvana-qi.
    Meruni me ate Minister idiot qe ka bere Drejtor koqen Xhuvi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *