Para fillimit të seancës parlamentare, ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe autorizimi për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministri Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Mendohet se temë e takimit është dhënia e porosive të fundit para seancës lidhur me debatin, pasi për votimin e vendosi dy ditë parë dhe e deklaroi se do ishte unanim kundër arrestimit të Tahirit.
Kujtojmë se PS ka njoftuar më parë se në seancën e sotme parlamentare do të paraqesë një raport, në të cilin shprehet kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Shume mire ke bere!