Një sondazh sa partnerë seksualë duhet të kemi në jetë. Por…

redaktor

Një, asnjë, dhjetë, njëqind….Sa? Gjatë jetës tonë influencohemi nga shumë ngjarje dhe nga shumë zgjedhje.

Disa nga ne e gjejnë shpirtin binjak menjëherë dhe qëndrojnë me të për gjithë jetën. Disa të tjerë koleksionojnë zemra të thyera (dhe të dashur/a). Të tjerë zgjedhin të jenë singëll dhe herë pas here zgjedhin të kenë një partner seksual.

Një gjë është e sigurt ama, numri i partnerëve nuk mund të jetë tregues i seksit të mirë. Është e vërtetë që me eksperiencë fitohet aftësi, por është po aq e vërtetë që seksualiteti është diçka shumë intime që na përket vetëm ne: mund të kemi orgazmat më të mira me partnerin që kemi prej kohësh, por mund të kemi orgazma shumë të mira dhe me një partner rastësor.

Megjithatë, sipas Illicit Encounters, një portal britanik për lidhje, ekzistoka një numër “i artë” mbi të cilin të bazohemi.

Sondazhit, të cilit i’u nënshtruan 100 pjesëmarës na ka çuar tek numri 10. Rezultatet tregojnë se mbi 1/3 e të intervistuarve, mes burrave dhe grave, ka pasur nga 8 deri në 12 partnerë, mesatarja e të cilit është… numri 10.

Vetëm se… Sondazhierët tërheqin vëmendjen edhe mbi diçka tjetër: Burrat janë të prirur ta dyfishojnë numrin që deklarojnë, kurse femrat… ta pjesëtojnë me tre 🙂

Për ta përmbyllur: kur bëni dashuri duhet të ndiheni mirë me veten tuaj, qoftë kjo sikur partnerët të jenë 1, 10, apo 100. b.m/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *