Kastriot Islami, ish- deputet, disa herë i PS-së dhe njëherë i PD-së, këto kohë ka rënë në qetësi.
Mesa duket i ka mbaruar grinda dhe ambicia, apo tek e fundit duhet ta ketë kuptuar që nuk ia vë njeri veshin! Po nuk qenka e thënë, edhe kur ai vetë nuk ka qejf të shfaqet, i del diçka që e vendos në qendër të vëmendjes.
Nga një lajm i ditës së sotme nga Gjykata e Tiranës mësohet se ky organ ka dënuar me 11 vite burg administratorin e kompanisë “DIA”, Kastriot Ismailaj.
Portalet nuk kanë nguruar ta publikojnë këtë informacion, por… në vend të fotos së Ismailajt, përbri shkrimit kanë vendosur Kastriot Islamin. Eh! Dhe gjithë rrjeti zien për Ramën që shan gazetarët! Po Kaçi, çfarë faji ka Kaçi! e.r/dita

Kjo tregon sa te drejte ka Kryeministri yne kur foli me gazetaret.
Kjo qenka brilante. S’ka faj gjatoshi që i quan media kazani. Ahahah
Mos harroni o ju te DITAs se edhe juve i bie qe te jeni gazetare, pra pjese e kazanit, injorante, qe nuk lexoni etj. etj. cfare tha ai palluqja sot.
Edhe ti porrositje keta gazetare te “indinjuar” me bukur nuk do ti sherbenin asaj kritike te cilen Rama ua beri ne mes te mixhlisit!
gabimi ehste i falshem, pasi kjo fytyre qe ka dale ketu eshte denuar nga historia e demokracise shqiptare me 111 vjet mallkim!