Kryemadhi: Fyerjet e Ramës për gazetarët, shenjë e frikës së mafias

DITA Online

 

LSI nuk është ndalur vetëm me dje me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama për deklaratat e këtij të fundit kundër medias.

Pas kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili dhe zëvendëskryetarit Luan Rama edhe vetë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar sot se vendi po qeveriset nga mafia.

Kryemadhi shkruan se sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.

“Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyrën e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin. Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrsesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit”, deklaron Kryemadhi.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *