Në këtë ditë vjeshte moti ka rezervuar surpriza ku herë temperaturat janë ulur ndjeshëm e të bëjnë të mendosh se dimri i acartë erdhi edhe në vendin tonë, e herë ka pasur kthesa të papritura me rritje të konsiderueshme të temperaturave aq sa nuk e kemi kuptuar që jemi në muajin tetor.
Dita e nesërme parashikohet të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave, në të dy ekstremet ditore duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 25 – 26°C”.
Sipas Meteoalb, “Pasditja vijon me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër por zonat Veriore mbeten me vranësira të shpeshta. Në mbrëmje vranësirat shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar gjatë natës shira të pakët në zonat Veriore dhe Verilindore./ dita.
