Një 60 vjeçar është vrarë mesditën e sotme në fshatin Sharbanë, Prishtinë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve mësohet se 60 vjeçari me inicialet SH.R është vrarë për një copë toke nga nipi i tij.
Ndërkaq autoritet e Kosovës kanë arrestuar 5 shtetas si të dyshuar të krimit.
Policia ka konstatuar se ka të bëjë me vrasje dhe plagosje, ku nga arma e zjarrit janë plagosur viktimat:
F.R , 33 vjeç mashkull, shtetas i Kosovës
Xh. R, 30 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
