“Unë do të mbroj redaksinë dhe do të pajisim gazetarët me mjete të tjera të sigurisë”, kështu është shprehur Muratov dy ditë pasi një gazetare u godit me thikë në Moskë.
Redaktori i gazetës së njohur opozitare në Rusi, Dmitry Muratov, thotë se do të armatosë personelin e tij me armë që hedhin plumba gome, për shkak të sulmeve të fundit ndaj gazetarëve.
Redaktori i Novaya Gazeta, e bëri të ditur këtë, dy ditë pasi Tatjana Felgenhauer, gazetare në stacionin e vetëm të pavarur të Rusisë, Ekho Moskvy, u godit me thikë në Moskë.
Muratov ka thënë se gazeta po blen “armë traumatike”, pistoleta me plumba gome, për gazetarët e saj, duke ofruar kurse për përdorimin e tyre dhe marrjen e masave të tjera të sigurisë.

“me armë që hedhin plumba gome”
dhe këtë se kisha lexuar ndonjëherë!
armë që hedhin,si me pas qënë katapulta!!
eh çkanë për të na parë sytë nga këta idiotë që zhgarravisin shtypin shqiptar!!