Shqiptari shpik vaksinën kundër kancerit, përlotet nga gëzimi

Leda Hysa

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerit, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkuronw dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet triliona qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patent pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Prof Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

Share This Article
9 Comments
  • Sigurishte qe eshte nji lajm per tu pershendetur ,
    kur behet fjale per nji shqiptare i cili kontribuon njerezimit .
    Porse duhet nuk duhet lokalizuar Shpikja e as personalizuar .
    Thjeshte per sqarime :
    E para ,sot bota e shendetesise njeh disa lloj Kanceri .
    Vaksina e Kancerit ka dekada qe eshte shpikur per hir te vertetes ,por nuk ka qen e deklaruar ,sepse eshte perdorur ,thjeshte vetem per shtresen e larte te shoqerise njerezore ,kryesishte personalitete shtetesh ,pra politikane etj si kta dhe per njeriun e thjeshte eshte e paarriteshme . Mjerishte ! Kjo ,per shkak te kostos se larte e si pasoje cmimit qe nji qytetare i thjeshte ,s’mundet ta paguaje dot .,ose pse jo edhe per shkak te politikave te padrejta qe mbizoterojn sot ne Planet

  • Sigurishte qe eshte nji lajm per tu pershendetur ,
    kur behet fjale per nji shqiptare i cili kontribuon njerezimit .
    Porse duhet theksuar qarte e nuk duhet lokalizuar Shpikja e as personalizuar .
    Thjeshte per sqarime :
    E para ,sot bota e shendetesise njeh disa lloj Kanceri .
    Vaksina e Kancerit ka dekada qe eshte shpikur per hir te vertetes ,por nuk ka qen e deklaruar ,sepse eshte perdorur ,thjeshte vetem per shtresen e larte te shoqerise njerezore ,kryesishte personalitete shtetesh ,pra politikane etj si kta dhe per njeriun e thjeshte eshte e paarriteshme . Mjerishte ! Kjo ,per shkak te kostos se larte e si pasoje cmimit qe nji qytetare i thjeshte ,s’mundet ta paguaje dot .,ose pse jo edhe per shkak te politikave te padrejta qe mbizoterojn sot ne Planet

    • o qën supe
      kur e ke kapur dhe ti,vari teneqet se çfar shkrimi është ky!!të paktën si prezantim i këtyre arritjeve të shuaip krajës(as emrin nuk janë në gjëndje ta shkruajnë në rregull)!
      ajo që më habit mua është se nuk përmëndet që të jetë botuar diçka në shtypin e profesional botëror!!
      thuhet për patentime,por nuk do të thotë se të patendosh diçka,është direkt e pranuar nga bashkësia shkencore!
      ka shumë mundësi të jetë një shkrim i zakonshëm shkel e shko i gzekarisë tonë,por prapë nuk gjëndet tjetër referencë në shtypin ndërkombëtar!!
      për një “shpikje”kaq të madhe dhe kaq të jashtëzakonshme,vështirë se nuk do të kishin shkruar dhe të tjerët!!
      shpresoj që të mos jetë njëlloj si këto shkrimet e tua superiore që vetëm idiotët i kuptojnë!!
      shnet plako dhe mos e nxirr gishtin,të merr muti shalët pastaj!!
      megjithëse ka kohë që je mësuar!

  • Keti shpikesit do i besojme mbasi shpikja e Tije ka kaluar ne prova tek shtetet qe kane nji zhvillim shkencor te fuqishem,sidomos edhe ne mjekesi.Bindja tjeter vjen nga emocioni teper human i autorit te shpikjes qe do ti sherbej njerezimit ne mbrojtje te shendetit.
    Z. Shuajp Kraja! I uroj shendet jete te lumtur dhe suksese te reja ne shermbim te njerezimit.

    Por dic mu kujtue per nji tjeter Shuajp nga Bahqalleku.I cili kishte vullnet e zelle te fuqishem per te arrite te zbuloje medikamentin ne eleminimin e kancerit.
    Mileti si mileti flitnin me seriozitet (tue i ra shkurt per te diftue per bahcallekesin) e thonin: Ai mor ta marrsha ai Shuajpi i Bahcallekut qe ka shpike kancerin.Tue dasht me thane te kunderten.

  • Nuk po di.Por ndoshta asht Ky vete.Dyshimi me lindi qe ai Shuajpi qe njoh une me profesion infermier ishte pak ezmer,dhe kishte nji shenje origjinal ne vendin qe ka Ky ne foto.Me nji ftyre te shendetshme por ma e gjate dhe jo si ketu qe nuk bie ne sy gjatesia.
    Vallahi bilahi me duket se asht dora vet Shuajp Kraja i Bahcallekut.Nji njeri me vyrtyte vertet humane.

  • E drejta e patentes eshte tjeter.Edrejta e prodhimit industrial eshte tjeter dhe e drejta e daljes ne treg(perdorimit)eshte tjeter.Edrejta e patentes eshte nje veprim krejt I parendesishem sepse nje rregjistrim patente mund ta bej kushdo prane zyres te rregjistrimit te patentave.Kjo patent blihet nga kompanit industrial te prodhimeve farmaceutike.Pastaj leja e daljes ne treg zakonisht jepet nga FDA.Qe te jepet kjo leje kjo vaksin duhet t`i nenshtohet eksperimentimeve krejtesisht thelbesore nder institucionet me te rendesishme shendetesore amerikane.Kjo zakonisht zgjat 10vjet.Prandaj kam pikpyetje nga sa shkuhen me lart.Sikur kjo te jete e vertete fitimi individual do ishte aq I larte sa 30der 50 here nga buxheti ishtetit shqiptar(dalja e lejes se perdorimit) e kompania qe do e prodhonte kete do kishte fitime neto 70-100miliart dollar ne vit(kaq eshte I parashikuar tregu per kte medicament).Kjo eshte e barabart me shpendzimet vjetore per studimet e zbulimit te te mendyrave te ndryshe per luften kunder kancerit qe investohen sot ne bote.Prandaj e pergezoj per punen e pasjonin e tij por rruga per zbulimin eshte e gjaaaaateee.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *