Një familje shqiptare është arrestuar nga Policia e Arezzos në Itali, pas një hetimi që dimrin e kaluar. Mediat italiane raportojnë se hetimi ka nisur pas gjurmimit të dy shqiptarëve 25 dhe 48 vjeç të cilët punonin si kamarierë, por në fshehtësi kryenin shpërndarje kokaine, kryesisht për përdoruesit e drogës në Gragnone dhe Arezzo.
Pas arrestimit të dy shqiptarëve u futën në “valle” edhe nëna dhe vajza e njërit prej të arrestuarve, respektivisht, 42 dhe 25 vjeçare.
Gratë të cilat ishin të përfshira në biznesin e drogës morën jo vetëm të drejtat e burrave të arrestuar, por e rënduan veten duke kërcënuar për dhënie shuma parash.
Policia ka dokumentuar dëshmi se si shqiptarja ka pasur një episod dhune me një tjetër person, duke e kanosur të sillte shumën prej 10,000 euro në këmbim të makinës, që i mbajti peng, duke e justifikuar këtë se i duhej për shpenzimet ligjore të bashkëshortit në burg.
Ndërkaq një tjetër familjeje që ka rënë gjithashtu pre e kërcënimit i është kërkuar 2 mijë euro. Hetuesit e çështjes i akuzojnë tashmë gratë shqiptare për “grabitje” dhe “shpërndarje droge”.
Tashmë ato pritet të merren në pyetje pasi u transferuan në burgun e Sollicianos, që ndodhet në qytetin e Firences.
