Rritet numri i shoqërive ajrore, shtohen alternativat për udhëtimet me avion

Edlira Shehu

Në muajin shtator, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 267.104, duke u rritur 24,4 %, krahasuar me shtator 2016, ka raportuar INSTAT. Numri i shoqërive ajrore në shtator të 2017-s  u rrit me 36% duke regjistruar 19 shoqëri ajrore.

Në të njëjtën periudhë një vit më parë operonin 14 shoqëri ajrore.  Në nëntëmujorin e 2017, transporti ajror i pasagjerëve zë 59,8% të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, nëntëmujorin e 2017 është 2.008.811, duke u rritur me 24,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në shtator 2017 është 170.161 persona, krahasuar me shtator 2016, ky tregues është rritur 21,3%.

Në nëntëmujorin e 2017, kanë udhëtuar me linjë detare 1.290.481 pasagjerë, duke u rritur me 19,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *