LSI çetë pazaresh? Manjani për Olldashin: Kumarxhi

anazapta

Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj etiketimit që Sokol Olldashi i bëri partisë së tij, si “çetë pazaresh”. Në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me komentin e bërë mbrëmë nga Olldashi në emisionin “Opinion”, Manjani tha se “LSI flet në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të interesit të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë nuk na interesojnë”, tha Manjani.

Nënkryetari i LSI e bërë këtë koment gjatë një konference shtypi që kishte për qëllim shprehjen e shqetësimit për rënien e numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik.

“Janë 1 milion shqiptarë që presin sot nga ne se cili do të jetë programi qeverisës në 4 dhe më shumë vitet e ardhshme. Nuk jam këtu për t;u marrë me interesat e askujt, aq më tepër të një partie politike apo qoftë edhe të kandidatëve për kryetar politik. Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që kanë kërkuar votën e shqiptarëve”, tha ai.

 

Share This Article
6 Comments
  • Olldashi, Blend Fevziu dhe Koco Kokedhima jane jo vetem kumarxhinj por edhe hajdutet e muzeve te vendit. Meta qe eshte burre tamam dhe qe e ka treguar kete gje, tu coje policine ne shtepi ketyre te treve dhe ka per te gjetur te gjitha thesaret qe mungojne neper muzete tona. Ec perpara LSI-ja, mos u merr me keta funderrina

  • o Yll,

    po nano te cilit i sherbeje me devetshmeri absolute cfare ka qene sipas ketij standardi – kazinonar apo kumarxhi !!!

  • Nënkryetari i Komitetit Qendror te LSI-së, shoku Idhi Manjani, iu është përgjigjur akuzave të bëra nga Sokol Olldashi një ditë më parë, sipas të cilit, partia e drejtuar nga Ilir Meta një çetë parash. Sipas Manjanit, Olldashi është një kumarxhi, të cilin populli e ndëshkoi me votë.

    “Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të LSI dhe qytetarit te Skrap-arit dhe jo në emër të interesit të kumarit dhe Olldash gomarit. Qyetataret e ndershem janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që LSI ka kërkuar votën e shqiptarëve sese per ne vota eshte si leter kumari. Dhe e përsëris jam këtu për t’u bërë thirrje edhe juve për të përdorur hapësirën mediatike që të kompensojmë sadopak ato defekte të cilat janë vënë re nga qeverisja e shkuar në mënyrë të veçantë në infrastrukturën e turizmit. Jam kunder Olldashit qe ne cileson si cete pasi ne jemi brigade sulmuese per para…Kjo është e rëndësishme. Të paktën të mund të ecim për para drejt situatave të tjera tani qe morem 40% te pushtetit se populli e di mire se LSI eshte cete pushtash qe lufton per pushtet. Kumari dhe kumarxhinjtë na interesojnë se ne te LSI jemi te thekur per kumar megjithse shokun Ilir e kemi krye-kumarxhi”, tha Manjani gjatë një konference për shtyp, ku ka shprehur shqetësimin për situatën e turizimit.

    “Jemi në kulmin e sezonit turistik, është kulmi kur duhet të kishim prenotime, duhet të kishim një dyndje drejt bregut shqiptar sidomos e kam per miltantet tane qe duhet si nje brigade sulmues e ti turren detit e te lahen se do na ngelin kokepalare. Ka një lëvizje me shumë sforco të qytetarëve shqiptarë, por jo vetëm, dhe kjo vjen për shkak se gjithmonë e më shumë emetohen lajme të tipit që, në fakt janë edhe të vërteta, që mungon uji i pijshëm, mungon infrastruktura rrugore, mungon energjia elektrike, madje ngrihen edhe shqetësime deri tek pastrimi i mbetjeve, i ujërave të ndotura apo i plazheve të pastra dhe ne keto gjera brigada sulmuese e LSIse ka bere cmos te populli te vuaj per keto gjera pasi ne i kemi vjedhur cdo tender. Dhe ky është një shqetësim që sigurisht vjen në zbritje se populli u mesua tani pa drita dhe uje, dhe kur uji nuk iken me orar i vjen uji ne maje te hundes…” perfundon Idhi i LSIse

  • Lart e me lart Sokol Olldelja, nga nip blloku, nipi i Dashnor Mamaqit qe shkonte me gjithe gruan per vizite te shoku Beqir Balluku, se gjyshja e Sokolit e kishte doren te lehte dhe i bente lakror sic ja donte midea sh. Beqir. Lart e me lart ti, se PD poshte e me pioshte do te shkoje. Ti si prejardhje nga familjet komuniste qe ne kohen e luftes, nuk ke te drejte morale te pergojosh partine e origjines, mos u be edepses ore sojsez. Toc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *