Një nga misteret më të mëdha të botës është padyshim humbja e çorapeve në vendet më të paimagjinueshme, por më në fund shkencëtarët britanikë i kanë dhënë një përgjigje.
Ne vazhdojmë të mbajmë çorape teke në dollap, me shpresën se një ditë pala tjetër do të shfaqet, por kjo nuk ndodhë kurrë.
Por çfarë ndodhi që të gjithë duhet të vuajmë humbjen e çorapeve dhe të mos i shijojmë kurrë të qetë çorapet tona të reja?
Shkencëtarët kanë zbuluar shkaqet dhe në bazë të hulumtimeve të tyre kanë krijuar një formulë matematikore për të parashikuar probabilitetin e humbjes së çorapeve pas një larjeje në lavatriçe. Studimi i mbajtur nga Samsung për prezantimin e një lavatriçeje, studioi rastet e 2000 njerëzve që jetojnë në Britani.
Pas disa intervistave u zbulua se pjesëmarrësit humbisnin mesatarisht 1.3 çorape çdo muaj dhe më shumë se 15 çdo vit, duke lënë pas shumë çorape teke dhe kjo ndodh sepse gjatë larjes shumë çorape humbasin brenda lavatriçes dhe ne s’kuptojmë asgjë. Vetëm në Britani humbasin 84 milion çorape nëpër lavatriçe vetëm në një muaj.
Arsyeja kryesore e humbjes së çorapeve është kompleksiteti i lavatriçeve, ndërsa një pjesë e mirë e tyre bien mbrapa mobiljeve dhe ju nuk e kuptoni kurrë, derisa e gjeni veten pa çorape./ Anabel.

Misteri me i madhe i nerezimit, zhdukja e corapeve???
Na (i) rrofshi or gazetare misterioze.