Përditësimi i doganave/ 27 subjektet që nuk përfitojnë nga fshirja e detyrimeve

Edlira Shehu

Sektori i Monitorimit të Borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka përditësuar listën e subjekteve që nuk mund të përfitojnë nga ligji i fshirjes së detyrimeve për shkak se rezultojnë si debitorë të dënuar me vendim penal të formës së prerë.

Numri total i këtyre subjekteve arrin në 27, ndërsa të ndarë sipas degëve doganore ndahen si më poshtë: 9 në Durrës, 6 në Vlorë, 4 në Gjirokastër, 2 në Sarandë, 1 në Tiranë, 1 në Korçë, 3 në Kapshticë dhe 1 në Qafë-Thanë.

Ligji për faljes së borxheve që biznesi i ka administratës fiskale është një nismë e qeverisë, që erdhi pas diskutimesh të shumta dhe dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në total borxhi tatimor dhe doganor potencialisht ulet me 91 miliardë lekë.

Krahas detyrimit doganor, ligji parashikon fshirjen e detyrimeve tatimore, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *