Taksa për ndërtesën, do të paguajnë dhe ndërtuesit që nuk përfundojnë pallatet në kohë

Edlira Shehu

Drafti final i projektligjit “Për taksat vendore” ka sjellë ndryshime të tjera ku përveç individëve dhe bizneseve në listë për pagesë janë shtuar edhe ndërtuesit.

Konkretisht neni i ri përcakton tashmë se :

Shkalla e taksës mbi ndërtesat e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

–        0.05% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për banim.

–        0.15% për ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike.

–        30 % e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

Kjo vlerë edhe pse sipas shkallëve aktuale për familjet dhe bizneset mund të jetë ende relativisht e përballueshme për një pallat të tërë mund të jetë një barrë jo e vogël për ndërtuesin që mund të shërbejë edhe si nxitje për respektim afatesh.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *