Turizmi shëndetësor në Shqipëri. A jemi ende vendi i preferuar për trajtime estetike?

entela

Nëse ke probleme me dhëmbët në periudhën e verës, e ke shumë të vështirë të lësh një takim te dentisti, pasi klinikat janë të mbushura plot me emigrant që vijnë dhe bëjnë trajtime dentare në Shqipëri. Arsyeja është një dhe e vetme; këtu kushton më lirë se sa në çdo vend tjetër, në Europë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanada.

Shqipëria është shndërruar tashmë në një vend tërheqës për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zënë shërbimet dentare, gjithashtu edhe ato estetike.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 9 muajt e parë të 2017 numri i të huajve të cilët kanë ardhur në Shqipëri për trajtim shëndetësor kanë qenë 378, më rënie rreth 24 % nga e njëjta periudhë e një viti më parë, në të cilën ishte 499.

Sipas studimeve, personat e gatshëm për të udhëtuar për shërbimet dentare apo trajtimet estetike kanë si kriter parësor për vendimin e tyre cilësinë e lartë të shërbimit, koston e ulët dhe pajisje me teknologji të përparuara.

Shkaku i ardhjes së turistëve dentarë vijon të jetë çmimi.

Klinika të ndryshme në kryeqytet tregojnë se sidomos për shërbime dentare si proteza, implantologji etj., çmimet janë deri në 70% më të lira se në Itali, nga ku mbërrijnë pjesa më e madhe e pacientëve.

“Nëse në Itali, për një implant duhet të paguash deri në 1500 euro, në Shqipëri, çmimi nuk i kalon 650 euro”, – pohojnë ata.

Ndërsa pushimet duket se janë arsyeja kryesore që të huajt vizitojnë vendin tonë, numri i të cilëve është rritur në 9 mujorin e 2017. Nga ana tjetër për arsye biznesi dhe profesionale thuajse 52 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri për 9 muaj, me rritje nga një vit më parë. Gjithashtu arsye të tjera, që citon raporti i INSTAT, janë arsye fetare, vizita te miq e të afërm, vizita ditore, udhëtarë tranzit etj.  e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *