A po tenton Sali Berisha të manipulojë historinë?

Dita

Në kullën e Berishës në Viçidol shihet qartë edhe një pllakatë e vendosur në të ku shkruhet se ka qenë përdorur si bazë e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Në fakt nuk ka detaje se kush e ka vendosur atë pllakatë, apo një dëshirë e vetë Shkëlzen Berishës që u angazhua për rindërtimin e saj.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,  ka thënë në prill të 2016-s se shtëpia e tij në Tropojë, prej nga edhe ai ka prejardhjen, është vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë. Ish-kryeministri është shprehur se nuk kishte ndërmend që shtëpinë e tij ta shndërronte në muze, por se ishte duke planifikuar që ta rindërtonte. “Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar.

Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-she sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi”, tha Berisha në atë kohë, ndërsa ka bërë të ditur se kulla fillimisht është ndërtuar nga vitit 1860-1870 dhe është djegur 3 herë edhe nga serbët, edhe turqit. Ai ka pohuar se që kur u largua në moshë 14 vjeçare (16, këmbëngul Izet Haxhia), nuk ka shkuar më në kullë, por do të shkojë kur të mbarojë restaurimi, gjë që deri më tani nuk ka ndodhur.

Por përfaqësues të UÇK-së japin dëshmi të tjera. Qerim Kelmendi është një ndër themeluesit e LPK-së që më pas njihej gjerësisht si UÇK-ja, në një intervistë për DITA disa kohë më parë ka deklaruar se ish-Presidenti Berisha ka punuar për të shkatërruar dhe goditur strukturat e rezistencës në Kosovë. Madje, ai e akuzon Berishën edhe për një takim me Zhelko Raznatoviç Arkanin në Shkodër në vitin 1992.

Ilir Konushevci, Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi

“Bartësit e organizimit të celulave të para të UÇK-së ishin padyshim edhe Adem Jashari e Zahir Pajaziti, të cilët ka rastisur që të përndiqen nga shteti shqiptar i cili drejtohej nga Presidenti Sali Berisha dhe oficeri i UDB-së Bashkim Gazidede. Sot, nuk di se përse opinionit në Shqipëri i bën përshtypje arrestimi i Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit në Tiranë, e shumë pak ndalen për të analizuar lidhjet e Sali Berishës me Serbinë, si dhe takimet që ai ka patur me oficerët e lartë të UDB-së. Fenomeni i thyrjes së embargos së OKB-së nga Sali Berisha është kulmi i tradhtisë dhe dëshmia më e madhe e miqësisë që ky dhëndër i Milicës (vjehrra e Saliut) kishte me nëntokën e zezë të UDB-së. Kur të bëhen analizat historike, ky shembull i rrallë do të trajtohet si Kryetradhëtia më e madhe që një prijës i shtetit të Shqipërisë ka bërë në kuadër të tradhëtive të mëdha që na kanë ndodhur në mesin tonë, si Komb dhe si Shtet”, është shprehur Kelmendi.

Më tej Kelmendi hidhet në ngjarjet mes viteve 1997-1999 ku ndër të tjera sqaron edhe rolin e Berishës dhe Bukoshit gjatë luftës së Kosovës, ndërsa vrasjen e Azem Hajdarit ai e konsideron si një lojë të stisur nga qeveria serbe dhe Berisha për të krijuar luftë civile në Shqipëri, si e vetmja mënyrë për të eliminuar aktivitetin e UÇK-së brenda Kosovës.

 

Share This Article
8 Comments
  • Te lumt more kriminel edhe nga keto brockulla i vesh karakterit tend mashtrues e tradhetar .Bej cte duash bile shkruaj qe eshte strehuar dhe djalli kunder komunizmit .
    Serbet te paskan goditur halen por predhat dolen huq.Vari dhe ato koqet e serbit qe te goditen , nje autobod me nafte ,disa bajga kuajsh e ca gezhoja se ke per te patur vizitor nga e gjithe bota .Kuje me der me ket Donkishot qe ju be rropth shqiptarve .
    Po ju koqevare a e dini kete akte madheshtor te bac Sales qe ju ka shpetu nga serbi .? Pse nuk shkoni me e vizitu mbase ndjeni dhe eren e mut.. e te naftes qe strehonte Saliu .
    I nderuari artikullshkrues. Tu thafte ajo pene qe merr mundimin dhe na hedh ne Medja nje turp te till qe perdhos popullin shqiptare .Pse i bene koment kesaj bajge me friken se do te ndryshoje historine .Jo mos e kap veshin me doren e Saliut por ta denoncosh me neveri kete shemtire si nje veprim antikushtetues. Historia e jone nuk ndryshon nga nje kriminel qofte me kulla e monumente.Historia shkruhet nga heronje qe bejne vepra madhore ne sherbim te popullit e njerezimit. Ato mbeten te pavdekshme se askush nuk ua mohon vlerat qe kane .Cfare mund ti thote Saliu dhe kushdo qe eshte ne pushtet e politike monumentit te plakut I.Qemali .Atij te A.Rustemit ,B.Currit ,M.Sokolit Nolit e gjithe atyreve qe dhane jeten per clirimin e vendit. Sado qe flasin dhe mohojne veprat e tyre populli i ruan e i respekton me dashuri qe i cmend tradhetaret e kombit .
    Per cfare heronje e histori flasim ne keto 27 vite demokraci ku shqiptaret vriten e perdhosen per karrike e pasuri te politikanve e pushtetarve. Per heronje qe shkaterrojne vendin e mjerojne popullin .Per kriminel, hajdut, kondrabandist ,mashtrues qe vendin e perdorin si placken e tyre . Cka mbetur me te bejne keta qe te flasi historia apo te mbeten gjalle ne kulturen e nje populli . Ja keshtu te shkruash
    Kjo shemtire eshte nje faqe e zeze qe populli duhet ta perbuzi me neveri .Te ngrihet e te mos pranoje e lejoje judirikishte te ngrihen apo te shkruhen te tilla sajim qe perdhosin kulturen e nje kombi .Te ngrihen dhe kosovaret e te ndahen njehere e pergjithmone nga ndikim berishjan si nje e keqe per vete ata e politiken e saj. Fukarenj kane qene shqiptaret por shemtira te tilla kurr nuk kane bere qe ti ngren vlera vetes pa i merituar. Kujt i mbush mendjen ky plak i rrudhur se perfaqson ne te vertete ! Populli shqiptare ja ka vene damken dhe ska force ne bote ti heqi Berishes etiketimin kriminel i shitur .

  • Sali Berisha e ka semundje fallcifikimin e historise sic beri me ngritjen ne piedestal te hajdutit, kriminelit dhe tradhtarit te popullit Ahmet Zogu. Pllaka duhet te hiqet urgjentisht nga “Kulla e Drakules Shqiptar” Sali Ram Berisha.

    • Ishte Sali Berisha si që yshti policinë e tij për të përndjekur e arrestuar pjesëtarët e UÇK-së dhe tani po u dashka që gërmadha e ngrehinës ku është rritur ky sojsëz, të quhet “Qendra e UÇK-së…”
      Të përkujtojmë, se si rezultat i përndjekjeve të zagarëve të komanduar nga Sali marrja dhe klika e tij, u arrestuan Dëshmorët e Kombit Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, si dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Një prej tyre ishte edhe autori i këtij reagimi!

  • Se pari dua ti themi kti qe ka shkruar ket pacavurr pse nuk e ke vure emrin.Edhe sikur te ishin te verteta i humbet te gjitha.Se dyti historin nuk mund ta ndryshoj njeri sot,se ka ike koha e komunizmit qe shkruanin cfar doin.Dhe e treta ne ket histori flitet per Kosoven e jo per shqiperin.Boll hegert me nder me than tash 27 vjet e nuk u ngit nje here o komunist te ndyre.

  • Para se te restaurohet!
    Kulla ishte e braktisun e abandunume,mbetun si nji rrutan (zhele) e strekequn.Ne fakt,ishte kulle e frikshme me e pa,e jo ma,me strehue luftetar.Po ishte vertet kulle per gjarperinje hardhuca,minje,gretha,anza,po kurrsesi per blete.Kulla mundet ti kete sherbye Bashes “djal” i Berishes per stacion qendrimit per tranzitin te organve tek shtepia e verdhe.Per kete,pllakes duhet ti ndryshohet mbishkrimi per sherbim tranziti te organeve.Por edhe si dokument i rrekrutimit agjenteve Basha,Argita me ne krye te zotin e kulles Berisha.Po Kurrsesi per cfare shkruhet sot aty mbi te.Kjo mbetet ne vullnetin e te vertetes nga historianet.Pllaka te zhduket ne sekonde nga aty.Fotografia ti bahet per te deklarue se pinjolli i kesaj grehien i pa karater per shpifje dhe intriga e verteton vendosja e pllakes te pisllekut te origjines se genit si kontribut ne sherbim te agjentures Serbe.

  • Ne ato vite Ky “idhtari i lirise” pat deklaruar se UCK
    eshte organizate terroriste!?,Tashti na e shndroka ne muze per U CK kete “keshtjellen” e vicidolit , sic duket nuk do qe ti shkojne kot investimet qe beri per ta rindertuar.

  • Ishte Sali Berisha si që yshti policinë e tij për të përndjekur e arrestuar pjesëtarët e UÇK-së dhe tani po u dashka që gërmadha e ngrehinës ku është rritur ky sojsëz, të quhet “Qendra e UÇK-së…”
    Të përkujtojmë, se si rezultat i përndjekjeve të zagarëve të komanduar nga Sali marrja dhe klika e tij, u arrestuan Dëshmorët e Kombit Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari, si dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Një prej tyre ishte edhe autori i këtij reagimi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *