Shpesh, sidomos fundjavave, duam të lexojmë gjëra të thjeshta të cilat na bëjnë të mendojmë, por edhe ta marrim jetën ashtu siç na vjen.
Rrjetet sociale mbushen me statuse melankolike dhe thënie triumfuese duke cituar autor të huaj, për thëniet e tyre të mëdha.
Sot në “Dita”, po ndalemi të mjeshtëri i madh i penës, Dritëro Agolli.
Dritëro Agolli është një nga ata që i ka dhënë emrin kohës dhe jo koha emrin atij. Është padyshim personazhi më i spikatur i letrave shqipe.
Një autor, veprat e të cilit e kaluan provën e ndërrimit të sistemeve. Pena e tij mbetet universale për çdo kohë dhe çdo sistem.
Ai na ka lënë një pasuri të gjallë në letër, ndaj, nuk kemi nevojë të shkojmë shumë larg, duke qëndruar të disa thënie brilante të autorit tonë.
-“Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…”
-“U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!
Eh, budalla!
Edhe dhëmbët zihen me gjuhën,
Zihen dhe bashkë rrinë”
-E vërtetë e pabesueshme
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhashë:
“Mbahu!”
Të nesërmen ne fshat kur arritëm,
U tha te tjerëve:
“Më rrahu!”
– “Jeta është e vështirë . Po vdekja ? Kur të kthehet ndonjëri të na tregojë”
e.r/dita


qendroj te “e verteta e pa besueshme” . kur enver hoxha shpalli “zerin e mases” e quajta gabim dhe m’u drodh “shtati” . ishte momenti kur “masa”, pa e shpall ai ,e kishte bere “zerin” shpelle dhe perkundrazi me direktiven e enverit u be “vullkan” . e pesova. ndonse kisha kater foshnja, u ankuan se i fyeja . une qe zbatoja parimin “i pari ne sakrifica, i fundit ne pretendime”..popull me karakter palaçoje .