Ramën s’ka kush ta bojkotojë!

redaktor

 

Bojkot kundra Ramës?
Thirrja s’ngjiti dot,
se atij s’ju bë,
as minibojkot!

As dhe një revoltë,
nuk bën dot kazani,
mbrëmë e kish në studio,
plot dy orë Arjani!

Ky që për shumë vite,
e shau si deshi,
tani-para Ramës,
ësht’ bërë baltë sheshi!

Është pa dyshim,
sakrilegj vërtet,
t’u kërkosh këtyre,
pakëz dinjitet!

Është e pamundur,
prore edhe prore,
t’u kërkosh këtyre,
shtyllë kurrizore!

Shumica s’e ka,
aspak të vështirë,
të lëpijë atë,
që dje ka pështyrë!

Tani na kanë shpikur,
dhe intimidimin,
që shumë prej nesh,
nuk ia dinë kuptimin!

Bojkot s’mund të ndodhi,
nga kazani inë,
se programet mbushen,
veç me qeverinë!

Ekranet pa Ramën,
do të qenë varrezë,
do të shihnim vetëm,
kronikën e zezë!

Me lajme zyrtare,
jemi plot e plot,
se lajme të tjera,
s’dinë të bëjnë dot!

Pastaj është dhe tjetra,
histori e vjetër,
hedhja nga një prehër,
në prehërin tjetër!

Frangaj edhe Çili,
janë raste tipikë,
sot e hedhin vallen,
me tjetër muzikë!

Shihni edhe Çanin,
yllin e Tiranës,
shtrirë gjërë e gjatë,
nën këmbët e Ramës!

Në mes gazetarëve,
s’ka të trimëruar,
se emrin në punë,
me laps u kanë shkruar!

Po të kishim media,
me integritete,
këtu çdo zyrtar,
do fliste me vete!

A.Duka

Share This Article
7 Comments
  • PO TE KISHIM MEDIA NJASHTU SIC E KA BOTA
    SAJMES BREKET E DROGES DO I BININ TEK PORTA
    EDVINI MAFIOZI DO NDIQTE NGA PAS SANADERIN
    DREJTESIA POLIC ZAGANIT DO I KTHENTE NDERIN
    PO ME KETO VJERSHA REZILI O BEJTEXHI
    DO TE HYJE SHQYPNIA NE BASHKESI?

  • Ore po qysh ta flaku ne rruge Kryepsikopati Tahorrin? Si nuk ta degjoi fjalen as Tao Tao! Dhe ti nuk je me i mire nga keta qe stigmatizon

  • Shaje sa te duash ,Harrillaq ,ai paguhet dhe majme qe te shkruaj ato qe shkruan perdite ,perdite e po te perseris se paguhet mire .Se cfare shkruan ,s”ka shume rendesi ,rendesi ka qe te shkruaje cdo dite per rrogen mujore ,fjale boshe pa ate ngjyrosje qe jep natyra tek lulet ne nje mengjes me diell ,shkruan per nje ,ideal te zgjedhur e rruge te udhezuar ,shkruan qe te jete ne kete barrikade mbrotjeje e jo te pershkruaje njerezoren ,te drejten ,Larg qofte ,drejtesi e njerezim s”njhen nga gazetare qe presin pagesen mujore,se jetojme ne shtetin e krimit ,ne shtetin e korrupsionit ,Pregatit tjere ellozhe per kryetarin e droges Ramen ,per diten e neserme ,,,,,,,,,,,,,,,,, se te duhen ,.

    • Demek ti Rita thua qe ky bejtexhiu e paska bythen e shitme e keto nejte i shkruan per buken e gojes. E ke thene tamam.

  • Duke futja pordhes, edhe gri sallat,
    por te Cani balte u be Rama ate nate.
    te Cani u be Rama tamam balte sheshi,
    te ai Arian Can qe e ka share sa deshi,
    Rama ne media eshte ushqim vertet,
    si eshte karagjozi argetim per nje mbret,
    Ekrani me Ramen humor garanton,
    se eshte ca leshko Kryeministri jon,
    flet per Timon e flet per Tepsi,
    nga ana tjeter, populli ne varferi,
    por si Komodusi ne Rromen e vjeter,
    edhe Rama nje zgjidhje ka gjetur patjeter,
    Komodusi me skllever qe vriten ne arene,
    Rama ne media dhe rrena merr dhene,
    i duhet pra Rames, te lepij bythen e Canit,
    packa se ai e ka quajtur, Kokrra e hajvanit…

  • Te dy palet na thane zorren
    deshem pule dhe po hame sorren
    Nuk iken Rama nga pushteti
    se do te rroje Saliu sii mbreti
    Per te na shuar iinatin
    zoti na dhuroj te gjatin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *