Shkon për “skrap” banda e “skifterëve” që vidhte makinat në Tiranë

DITA Online

 

Policia e Tiranës ka goditur një grup vjedhësish që ishin kthyer në makth për pronarët e makinave.

Sipas të dhënave zyrtare, dje Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Skrapi”, në kuadër të të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhjesh automjetesh në Tiranë, ku janë arrestuar shtetasit:

– Mariglen Deva, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë

– Denis Baroka, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë

– Fatbardh Krova, 30 vjeç, banues në Tiranë

– Bledar Gjoka, 38 vjeç, banues në Fushë Krujë

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

– B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë

– A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë

Shtetasi Mariglen Deva, në Rrugën “At Zef Pëllumbi”, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M.

Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvendësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një kaçavidë,

– Një palë doreza,

– Një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz”,

– Pesë aparate telefonik të markave të ndryshme

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale,

– Katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”,

– Dy amplifikator automjeti të markës “BMW”,

– Një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”,

– Një grup timoni automjeti i markës “BMË”,

– Pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volkswagen”.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *