Një milion persona manifestojnë për unitetin e Spanjës në Barcelonë

Leda Hysa

Rreth 300 000 persona manifestuan sot në Barcelonë për bashkimin e Spanjës, dy ditë pas deklaratës së pavarësisë shpallur në Parlamentin katalanas,.

Shoqëria civile katalanase, që organizon këtë manifestim, nën sloganin ”Katalonja është e të gjithëve ne”, e vlerëson pjesëmarrjen me 1,1 milionë persona.

Mijëra persona u nisën sot drejt qendrës së Barcelonës për të mbrojtur unitetin e Spanjë.

Qeveria spanjolle kërkon të marrë sa më shpejt të jetë e mundur kontrollin e Katalonjës, shpallja e pavarësisë e të cilës nuk mori asnjë njohje ndërkombëtare.

Madridi njoftoi gjithashtu zhvillimin e zgjedhjeve rajonale më 21 dhjetor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *