Drogë dhe seks në kabinat e nëndetëseve nukleare, shkarkohen 9 oficerë

Leda Hysa

Nëntë marinarë janë shkarkuar nga Marina Britanike, të cilët ishin caktuar të kryenin shërbimin pranë një nëndetëse nukleare, pasi rezultuan pozitivë në testin se kishin konsumuar lëndë narkotike gjatë detyrës.

Mediat britanike dhe ato ndërkombëtare raportojnë se ky është një prej skandaleve më të mëdha që ka goditur Marinën britanike, ku janë përfshirë anëtarët e ekuipazhit të “HMS Vigilant”, e cila është një prej nëndetëseve nukleare në Britani. Madje sipas tyre një nga oficerët ka pranuar se në këto festa kryheshin edhe marrëdhënie seksuale.

Grupi hetimor pretendojnë se lëndën narkotike ata e kanë marrë gjatë festave të ndryshme, ndërkohë që nëndetësja ishte e ankoruar në SHBA për të marrë disa mbushje nukleare.

Sekretari i Mbrojtjes Michael Fallon kishte urdhëruar që të gjitha ekipet nëndetëse të Britanisë së Madhe të testohen për drogë.

Po ashtu Marina Mbretërore tha se nuk do të toleronte keqpërdorimin e drogës, duke shtuar se “Ata që janë zbuluar se nuk kanë arritur standardet tona të larta përballen me shkarkimin nga shërbimi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *