Ish-liderit të Katalonjës Carles Puigdemont, i cili u shkarkua nga qeveria e Madridit, i është premtuar nga Belgjika azili politik gjithnjë nëse ai e kërkon.
Kjo gjë u bë e ditur nga ministri i Migrimit të Belgjikës, Theo Francken.
“Nuk është jo reale (dhënia e azilit) nëse e shikon situatën”, ka thënë Francken për transmetuesin belg, VTM.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës po ashtu ka nisur rishikimin e votimit të Katalonjës për pavarësi, pas të cilës prokurorët do të vendosin nëse shpallja e pavarësisë ka përbërë rebelim.
Derisa nuk ka indikacion se Puigdemont shpreson të shkojë në Belgjikë, shteti belg është njëri prej anëtarëve të pakët të Bashkimit Evropian ku qytetarët e BE-së mund të kërkojnë azil politik.
