Kryemadhi: Rama aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë

Leda Hysa

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi ndaj fjalës së Kryeministrit Rama për Vettingun.

Kryemadhi shkroi në “Facebook” se Rama është ishte i frikësuar edhe sot dhe aktroi duke “qarë” hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e Vettingut.

Kryetarja e LSI thotë më tej se Rama “përshëndet komisionet e Vettingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucione që faktojnë përfshirjen e ish ministrit të brendshëm në trafikun e drogës”.

Postimi i plotë

“Kryeministri i frikësuar edhe sot aktroi duke “qarë” hallet e popullit e duke përgëzuar procesin e Vettingut. Edi Rama flet për drejtësinë ndërkohë që nuk lejon prokurorinë të hetojë për ish bashkëpunëtorin e tij të ngushtë. Përshëndet komisionet e Vettingut dhe nga ana tjetër përçmon dhe fyen ato institucione që faktojnë përfshirjen e ish ministrit të brendshëm në trafikun e drogës. Edi Rama në dukje i pa shqetësuar aktron me shpresën se do t’i shpëtojë drejtësisë. Duke harruar se faktet dhe provat shumë shpejt do të çojnë në bankën e të akuzuarve ish ministra dhe bashkëpunëtorë të afërt të tij. Proces nga i cili as ai vetë nuk do të shpëtojë. Dhe për këtë nuk e ndihmon dot as fasada e përditshme që u ofron shqiptarëve nga ERtv apo media të tjera që i ka nën kontroll, as sharjet ndaj opozitës madje as provat gjenerale të pyetje-përgjigjeve para prokurorit.

Njerëzit e thjeshtë po vuajnë pasojat e fuqizimit të oligarkisë dhe mjerimit të ekonomisë së familjes. Vuajnë pasojat e papunësisë varfëruese e të pamundësisë për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten apo fëmijët.

Përballë padrejtësive të qeverisë, guximi i shqiptarëve do jetë më i fortë se forca e pushtetit arrogant.

Çdo ditë që kalon shënon afrimin drejt fundit të një qeverisje të dështuar që do mbahet mend për kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e politikës.

Shteti duhet të kthehet në shërbim të qytetarëve”, shkruan Kryemadhi.

Share This Article
7 Comments
  • Aha, Monka, aha … ty e tet shoq ju paska zene me te vertete frika, po … keni te drejte te jeni te frikesuar, me ato qe keni bere ju, edhe une do te kisha pasur frike ne kete moment.

  • PSE SHTETI DERI SOT NUK KA QENE NE SHERBIM TE QYTETAREVE 27 VJET!?RAMA AKTERON PO TI DHE LIKE FLORIRI PROSTITUONI ME TE HUAJT ME PARATE E SHQIPETAREVE!

  • Kujdesu per te ardhmen e burrit tend qe ka fituar nga shumica e gjithe popullit “dekoraten” me nofken Like Floriri!

  • moj ti qenke e mete moj qyqare. Po sa me shume e shan ti dhe likja jot Ramen aq me shume na bind ne ta ndjekim e ta duam….akuptoni juve moj mjaft te perdor ytshoq si shkopi magjik. Ju jeni funderrina e shoqerise sone. Hajdute te ndyre… Pthuuu thyeni qafen….

  • Kur aktron ti,qe nga xhepacpuar je bere milionere dhe lyhesh e perlyhesh e na del ne TV mengjez,dreke dhe darke dhe na je bere si muti pas kepuce ,sepse i ke shpetuar se bashku me like topen dhe jo vetem per nje ceshtje drejtesise,pse te mos “aktroje” dhe ndonje tjeter,apo e ke marre ti me tapi aktrimin moj sharabajke.Po lyli,Berisha,Muli,Alibheaj etj nuk kane te drejte te aktrojne,pasi trasfikuan gjithe ato vite drogen e Lazaratit…?Edi Rama nuk ka bere gje qe ti frikesohet drejtesise,ti me liken dhe me “ekspertet” e Kristalit luajtet telat dhe vute ne levizje “xhaxhi” Berishen= il capo del Mafia della Albania dhe bete te mundur dhe mospranimin e ekspertizes se FBI-se e te Mbreterise se Bashkuar per identitetin e videos se famshme…Po ashtu shoferi i kapur ne Morine me cocaine ishte joti,me duket,nuk ishte i Edi Rames,apo e ke harruar???!!!Do te tjera? Do te ti themi ne vazhdim…

  • Moj po kjo eshte e mete apo ligesia vet, kur thote se Rama pengon hetimin ?. Po jo moj kucke se gjithe gazetat dhe ju te opozites na cat trapin duke thene se Rama e shiti Sajmirin. Jeni te coroditur nga vetingu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *