Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar zgjedhjet e raundit të dytë në Maqedoni për kryetarët e komunave.
Anëtari i Këshillit Shtetëror i Zgjedhjeve Subhi Jakupi ka folur në lidhje me procesin zgjedhor, numrin e votuesve dhe situatën në tërësi.
Ai ka thënë se procesi në ditën e sotme është zhvilluar normalisht, ndërsa ka theksuar se nuk janë shënuar raste problematike që mund të prishnini rregullin dhe normat zgjedhore.
Sipas Jakupit, vëzhguesit janë shprehur se procesi i ditës së sotme ka vijuar normalisht dhe nuk është shënuar asnjë problematikë që mund të njolloste vijueshmërinë e rregullt të procesit zgjedhor.
