Sadiku futet si zëvendësues dhe asiston në fitoren e Legia-s

Leda Hysa

Armando Sadikut i mjaftojnë 20 minuta për të lënë gjurmë në takimin që Legia e Warsaw fitoi sot me rezultatin 2-0 kundër Arka Gdynia.

Futbollisti i kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 66-të duke marrë vendin e Niezgoda, ndërsa në të 85-ën asistoi për Kucharczyk për të shënuar golin e dytë që do të vuloste takimin. Mer këtë fitore Legia mori vendin e dytë në renditje me 25-së pikë, 1 më pak se kryesuesit e Gornik.

Sadiku në mesjavë realizoi 2 gola në fitoren 1-3 në Kupë kundër Drutex-Bytovia, por pavarësisht kësaj takimin e sotëm e nisi nga stoli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *