Shpërblim në fund viti për 80 mijë familje me ndihmë ekonomike

Edlira Shehu

Familjet me ndihmë ekonomike, që janë rreth 80 mijë të tilla do të marrin shpërblimin e fundit vitit. Kjo është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, edhe pse masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë.

Skema e shpërblimeve këtë vit pritet të shtrihet edhe në kategorinë e pensionistëve siç është bërë traditë tashmë dhe disa kategori të tjera të popullsisë.

Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave buxhetore.

Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjesë e ndihmës do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë.

Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërmjet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe përdorimit të sistemit të pikëzimit.

Qëllimi është rritja e shënjestrimit dhe mbulimit të familjeve të varfra, krijimi i një sistemi të paanshëm dhe transparent, duke ulur subjektivitetin në vendim-marrje, si dhe rritja e eficencës në administrimin e skemës. Targetimi i më të varfërve do të bëjë të mundur “pastrimin” e skemës nga abuzuesit dhe futjen në skemë të familjeve më në nevojë.

Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje.

Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës).

Share This Article
6 Comments
  • Na ishte nje here…Shperblimi i fundvitit!
    Ai Sali Ram Berisha dhe tjere para tij u treguan shume kurrnace dhe jepnin kete Shperblim te fundvitit per te gjithe buxhetoret e Shqiperise. Nga 100 mije leke te vjetra per arsimtare, shendetesi, pensionistet nga 50 mije.
    Shyqyr zotit ne 2013 erdhi ne pushtet Edi Kristaq Rama dhe e hoqi kete praktike te gabuar te paraardhesve te tij. I hoqi fare Shperblimet e fundvitit per buxhetoret. Per pensionistet i beri 25 mije.
    Ja, kesaj i thone Rilindje ( he se harrova, i jep Shperblim Punetoreve te dalluar d.m.th. neve te Rilindjes).

  • Per STATUSIN e NAFTETAREVE ka ndonje Plan Ministria e Financave ? Ne keto 3 vjete jane ndare shume Pensioniste Naftetare ! Shume propozime po bene kjo Qeveri !!! Shpresojme realizimin per ne Ish NAFTETARET qe kemi mbetur !

  • Vleresime per iniciativen e shkelqyer, eshte nje shperblim qe perfshin nje mase te gjere qytetaresh, komplimente qeverise per dhuraten shume me vlere per festat e fundvitit.

  • Vendim shume i mire qe ndihma dhe shperbimi ekonomik te shkoje se pari tek ato kategori qytetaresh qe kane relaisht nevoje per suport financiar, shume vleresime per vendimin ne fjale, bravo.

  • Qe njoftoni , beni mire , por , kur nuk jepni shifra jeni te pa besushem ; te prisnit edhe pak sa ti saktesonit shifrat dhe te behej gezimi yne i plote dhe i besushem.

  • Qe njoftoni , beni mire , por , kur nuk jepni shifra , jeni te pa besushem ; te prisnit edhe pak sa ti saktesonit shifrat dhe te behej gezimi yne i plote dhe i besushem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *