Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm dhe prioritetet e tij kanë qenë në fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëngjesin e kësaj të hëne.
Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm të arrijë 4%, ndërsa rritja ekonomike të kapë shifrën 5%.
“Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime“, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.
Kryeministri theksoi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor.
“Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë“, theksoi Rama.

nje buxheti i miremenduar, i cili synon financimin e reformave te medha dhe projekteve qe kane nje rendesi te madhe per vendin, suksese te metejshme