Rami Memushaj: Akademia e Shkencave i ka bërë fresk pushtetit këto 22 vjet

editor

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë do zgjedhë këto ditë kryetarin e ri. Gjuhëtari i njohur, Rami Memushaj është shprehur shumë kritik në një intervistë në të përditshmen Shqip me Akademinë në tërësi. “Funksioni i [Akademisë] ka qenë t’i bëjë fresk qeverisjes së radhës; as para ‘90-s nuk ka qenë një institucion me të vërtetë i pavarur, por të paktën nuk ka qenë pa peshë në jetën kulturore të vendit, sidomos me kërkimet dhe botimet në fushën e albanologjisë”, thotë ai.

Më poshtë, në përgjigje të pyetjes se çfarë është bërë këto 22 vjet prej saj, Memushaj  kalon në detaje: “Shoqëria shqiptare ka pësuar zhvillime të vrullshme, kriza e luftëra, por zëri i Akademisë, si tempulli i dijes, ka qenë zero. Gjithnjë në bisht të situatës, pa busull dhe pa orientim drejt interesave madhorë kombëtarë. Le të kujtojmë heshtjen e saj për çështjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare; ose “Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (të vitit 1998, kur në skenë kishte dalë UÇK-ja), në të cilën kërkohej ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar “për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstitutiv të Republikës Federale të Jugosllavisë”; ose heshtjen e saj në vitin 2001, kur shpërtheu konflikti i armatosur në Maqedoni; ose sjelljen e saj me rastin e atlasit gjeografik të hartuar prej drejtorit të Qendrës së Studimeve Gjeografike, atlas që pakicat në Shqipëri i rriste artificialisht në mbi 10%; ose heshtjen e saj për varrezat e ushtarëve grekë, për manastiret e memorialet greke etj.”

Share This Article
2 Comments
  • O profesor, pas vitit 1990 nuk kemi patur Akademi Shkencash. Ajo eshte kthyer ne nje çerdhe servilesh e matrapazesh te pushtetit. Ne krye te saj u vu nje ngrites peshash. Turp.

  • po juristi edhe une jam dakort me ju …ne kure nuk kemi pasur akademi shkencash ndonjehere …e them kete sepse gjithmone ka qene e varur nga politika nje akademi shkencash qe e shte e pa varur nga politika e te jemi te sinqerte per kete me shume se cdo qeverie nuk i ka interesuar as nanos e aq me keq berishes…politika jone gjate 23 vjeteve ka qene nje politike konjukturale qe aspak nuk i ka sherbyer interesave te kombit tone ..ne c do aspekt qe nje qeveri qe per ceshtje te brendeshme ose politike eshte e kushtezuar dashje pa dashje te jete e permbajtur ne deklarata kete pa kurfare ndrojtje dhe me pergjegjesi kombetare e ben akademia .e nuk ka asnje lloj gjykate qe mund ta gjykoje kete ,sepse eshte institucion i pa varur dhe mbron intersat qyttare dhe jo ato qe i in teresojne politikes .shume shemtira kane ndodhur eshume me shume nga ato qe thote profesori qe jane renqethese e askush nuk eshte prononcuar ,,tani te diskutojme se kujt nuk i ka interesuar qe te mos kemi akademi e qe ky vend te mbetej shurdh-memec i pari dhe shkaktari qe zeri i shqiperise te mos degjohej ne rethet akademike dhe per te mbytur zerin e te vertetes eshte famekeqi sali berisha…aresyet jane ndryshme dhe te ditura tashme ..qe te jesh nje qeveri e pergjegjeshme te punosh me perkushtim per kombin duhet te kesh nje akademi te forte e mbi te gjitha atdhetare ,po ai ka leverdisur kjo sali berishes ,,jo kure …nje udheheqes patriot qe i dhimset vendi i tij por i kushtezuar per delikatese politike ,,ne mynyre te pa kuptushme shtyn akademine qe te shprehet lirshem e ne favor te interesit kombetar kush mban mend te kete ndodhu kjo me berishen …eshte sa e pa faleshme po aq provokative qe per pak carqe te cakyuara sakatuan historine kombetare ne lidhje me pushtimin turk …turp e faqe e zeze nuk prononcohej njeri ,u jemi mirenjohes per jete vellezerve tane arbershe qe dolen te paret dhe denacuan ate…kujt i interesonte kjo me seshumti sali qenit me politiken e tij te mbrapshte ne dum te kemi fqinjesi me te gjithe po me historine tone nuk behen shaka te tilla qe te te thuash se turqia erdhi jo si pushtus po si njeres qe deshen te ndertonin apo te sillnin qyteterim ..eshte njesoj si te thuash qe tigri nuk ushqehet me gjah po ushqehet me bar profesor i nderuar jo vetem qe duhet ngritur por duhet sa me pare e me njerezit me te sgquar dhe njeres qe ne venat e tyre te rjedhe gjak i paster shqiptari suksese profesor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *