Një nga ish-deputetët më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë është emëruar nga kryeministri Edi Rama si këshilltar i tij për Parlamentin.
Bëhet fjalë për ish-deputetin Spartak Braho.
Emërimi i Brahos në këtë detyrë është bërë pak ditë më parë.
Braho ishte renditur i 19-ti në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Tiranë.
Në kabinetin e shkuar, Rama kishte një ministër pa portofol për marrëdhëniet me Parlamentin.
Braho ka qenë kryetar i komisioneve parlamentare në tri legjislatura, përkatësisht i Mandateve, i Ligjeve dhe i Sigurisë Kombëtare.
Ai ka qenë edhe avokat i Fatos Nanos, i Fatmir Kumbaros, i Rexhep Meidanit, Sabit Brokajt dhe Gramoz Ruçit në proceset penale qe u hapi Berisha në vitet 93-97. Braho ishte dhe avokat i Ilir Metës në procesin e video-pergjimeve në 2012.
Në të gjitha rastet e mësipërme të pandehurit kanë marrë pafajësi.
