Rritet papunësia tek të rinjtë shqiptarë aktivë për punë

anazapta

Ashtu sic ishte e pritshme edhe INSTAT nuk mund të fshihte më shkallën e lartë të papunësisë që është në vendin tonë. Në publikimin e këtij institucioni për anketimin e të punësuarve, ku gjithsesi të dhënat janë të bazuara në ato cfarë njerëzit vetë kanë deklaruar, pra një anketim evropian i papërshtatur me realitetin shqiptar, në vitin 2012 kemi rritje të papunësisë e kjo kryesisht tek të rinjtë. Sipas këtyre statistikave një ndër katër të rinj shqiptar është i papunë.

Në vitin 2012 papunësia mes të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç arriti në 25 për qind, nga 21.5 për qind  që ishte një vit më parë. Papunësia e lartë mes të rinjve është sot një ndër fenomenet më shqetësuese në Europë dhe kriza duket se e ka thelluar këtë problem edhe në Shqipëri. Papunësia mes të rinjve është pothuajse dy herë më e lartë se papunësia mesatare në ekonomi dhe, për brezin e parë të të rinjve, deri në moshëm 24 vjeç, shkalla e papunësisë arrin në pothuajse 28 për qind.

E kundërta sipas statistikave ndodh për një interval më të rritur moshe. Statistikat tregojnë se shkalla më e ulët e  papunësisë është në intervalin e moshës më të vjetër aktive në tregun e punës, nga 55 deri në 64 vjeç, ku papunësia është 7.5 për qind. Të dhënat e anketës së forcave të punës për vitin 2012 sipas INSTAT tregojnë një rënie të shkallës mesatare të papunësisë në 13.4 për qind, nga 13.6 për qind që ishte në vitin 2011.

Megjithatë shkalla e papunësisë ka tendenca të ndryshme sipas ndarjes gjinore. Për femrat, papunësia vitin e kaluar u ul në 12.1 për qind, nga 13.8 për qind që ishte në vitin 2011. Ndërsa për meshkujt papunësia është rritur në 14.5 për qind nga 13.4 për qind që kishte qenë një vit më parë. Të dhënat tregojnë se me rritjen e nivelit arsimor rritet edhe shkalla e punësimit, ku individët me arsim 8 apo 9 vjeçari kanë një shkallë punësimi 53.5 për qind, ndërsa për të dimplomuarit shkalla e punësimit arrin në 66.9 për qind. Bujqësia është sektori që siguron pjesën kryesore të punësimit në ekonomi, me 51.5 për qind të totalit, e ndjekur nga shërbimet me 30 për qind.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Esht nje problem global,qe preken interesat e rinis se sotme!
    Ne rast se nje 24 vjecar nuk ka shanc ne ket moshe,te punesohet,nuk e di se kur mundet ti jepet nje shanc i ri,mbase ne moshen 50 vjecare,kur shum pak shikohet ne shoqerit kapitaliste se mundet te kontriboj per te!
    Mendimi im eshte se shum te rinj,po len fshatin dhe po drejtohen drejt zonave urbane,qe esht edhe shqetsim per punesimin e tyre sidomos ne Shqiperi!
    Fshati dhe toka per ta punuar ate,kerkon politika efikase nga qeverit,ku duhet tu jap shancin per te tregetuar produktet!

  • Futni more ne kooperativ.Duroni se do ju gjej pune ish komunistet do ju coj ne aksione ne fshat me sigurue buken ne vend.Me vjen keq se do ngelen gazetat e majta pa pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *